Posts

Showing posts from December, 2015

thënie..

Mos nënçmoni askënd dhe mos perjashtoni asgjë, mbasi nuk ekziston njeri të mos ketë damarin e vet dhe nuk ekziston gjësend të mos ketë vendin e vet.  Talmud Me fatin nuk mund të bëhen bisedime paraprake; është mbreti Rast që na bën fatlumë apo fatkeqe. Te e dashura do të shkoja edhe duke u zvarritur më gjunjë. Viktor Hygo Gjenia dhe keqbërja janë dy gjëra të papajtueshme. Pushkin Gjenia është treni te i cili të gjithë vonojnë. Maria Cvetajeva Cdo gjë të mirë që kam në vetvete ua detyroj librave. Njeri! Sa krenare tingëllon kj fjalë ! Maksim Gorki

1scm...

..... .

Kur shpirti vuan !

Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër". Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lënduar" më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes. Ajo që trupit të njeriut i jepër ritëm dhe jetë është shpirti. Ajo e bënë trupin të shëndosh. Shpirti është pikërishtë ajo frymë e fundit që njeriu e nxjerr nga trupi kurr ndërronë jetë. Prej nga vjen shpirti dhe ku shkon, këtë ende askush nuk e dinë sigurt. Megjithkëtë, një gjë është e sigurt. Çdo sëmundje e trupit është shenjë e qartë se shpirti vuan. Mjekët e vjetër kinez mjaftë mire e kan ditur se emocionet luajn role të rëndësishëm në organizmin e  njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të forte. Mjafton që të godasin në vende me' të ndieshme të organizmit dhe sëmundja...

Guximi...

Image
Den Milman "Pra mendoni se jam e guximshme?" -pyeti ajo. "Po, mendoj se je." "Ndoshta dhe jam. Por, kjo është kështu ngase kam pasur mësues të mrekullueshëm. Do t'u rrëfej për njërin nga ata. Para shumë vitesh, gjersa punoja si vullnetare në spital në Stenford, njoftova vajzën me emrin Liza, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. U tregua se e vetmja mundësi që ajo të shpëtonte ishte, që me anë të transfurzionit të jepet gjaku i vëllait të saj pesëvjeçar, i cili në njëfarë mënyre të pashpjegueshme, kishte arritur të shërrohet nga ajo sëmundje e njëjtë, ashtu që në organizmin e tij ishin krijuar antitrupa që mund ta përballnin atë sëmundje të tmerrshme. "Mjeku, vëllaut të saj të vogël i sqaroi se si qëndron situata dhe e pyeti se a dëshiron të jep gjak për motrën etij. E pashë se djaloshi, pas një çasti, thellë shfryu dhe tha: Po, jam i gatshëm nëse kjo do ta shpëtoj Lizën." "Gjersa e kryenin transfurzionin, rinte shtr...

Krimbi...

Image
Ajri Begu, fragment nga "Gungat" Më bren. Ka hyrë thellë në mua. Kur kujtoj hapin tim më bren ndërgjegjia. Kam edhe frikë. Mos është kjo frika? Jo, jo, më bren gjithçka që quhet e kaluar. Më frigon. Mendoj fshehurazi nga ajo dhe nga vetja. Nuk dua as ajo të më marrë vesh. Nuk dua të dëgjojë. Ta befasoj? Nuk di. Kisha dëshirë, por nuk e di a do të më befasojë? Për këtë, ajo nuk ka faj. Mund t'i kërkoj falje. Jo, këtë nuk guxoj ta bëjë në asnjë mënyrë. Do t'ia kujtoj gjithë atë për çka, të dy, shtiremi sikur e kemi harruar. Ajo, madje, mund të mendojë se jam duke bërë shaka. Jam shkrirë. Më vjen keq. E dua! Mundohem të bij në kontakt me veten time të parë, por fjalët i nxjerr pa zë. thellë në brendi, ku jam unë vetia e dytë. Vetja ime e parë ngreh kokën lart. Bëhet se nuk dëgjon asgjë. Ajo më mundon. Gjithnjë ka qenë krenare. edhe atëherë kur nuk është dashur. Më vjen keq për atë kam qenë i keq. Kam frikë mos ngatërrohen qëllimet. kam frikë, mos në këtë ngatërri...

Lulet...

Image
  Benet Serf Një njeri në moshë i gafrruar me flokë të shprishur rinte ulur në autobusë duke mbajtur në dorë buketën e luleve të freskëta. Në ulëse nga ana tjetër rinte një vajzë e cila or e çast e hedhte shikimin në lulet e tija. Autobusi iu afrua stacionit ku njeriu duhej të zbritte. Ai plotësisht në mënyrë spontane ia lëshoi lulet vajzës në krihë. "Vërejta se i adhuroni lulet," -i sqaroi ai, - " por mendoj se edhe gruaja ime do të gëzohej që ju t'i merrni ato. Do t'i them asaj se juve ua dhurova." Vajza e pranoi buketën, e pastaj vështronte njeriun në moshë se si delë nga autobusi dhe kalon nëpër derën e varrezave të vogla.

Narcisi...

Image
Kur vdiq Narcisi, erdhën zanat e malit dhe e gjetën liqenin, më parë ujëmbël, e tash të shndërruar në govatë lotësh të njelmëta. - Pse qan? e pyetën zanat e malit. - Qaj për Narcisin -tha liqeni. - Ah, nuk na çudit aspak vaji yt për Narcisin - vazhduan ato. - Edhe përkundër asaj që ne gjithnjë ngarendnim pas tij nëpër mal, ti ishe i vetmi që e pate rastin nga afër ta shikoje bukurinë e tij. - Pse, i bukur ishte Narcisi? - pyeti liqeni. - E kush pos teje mund ta dijë më mirë? - u përgjigjën të befasuara zanat. - Në fund të fundit, ai çdo ditë nga brigjet tuaja përkulej mbi ty. Liqeni për një çast heshti. Më në fund tha: — Unë qaj për Narcisin, por kurrë s'kam vëre'tur se ' ' “E vajtoj Narcisin pse, sa herë që përkulej mbi mua,në e syve të tij shihja reflektimin e bukurisë sime".  Paulo Coelho - Alkimisti

Pema e dashurisë...

Image
Tregime.... Bhagvan Shree Rajnesh - Osho ...Ishte njëherë një pemë shumë e bukur, degët e së cilës lartësoheshin qiellit të pafund. Kur vinte sezona e lulëzimit, të gjithë fluturat më të bukura loznin si të llastuara në të. Kur vinte koha e frutave, zogjë ngjyrash e vendesh të ndryshme mblidheshin dhe ia thonin cicërrimave...  Një çunak, poashtu, vinte shpesh të lozte nën  kurorën e pemës. Dhe, tek ajo filloi të shfaqej një ndjenjë dashurie dhe respekti ndaj fëmijës. Dashuria mes të madhit dhe të voglit është e mundur nëse i madhi nuk është i vetëdijshëm se është i madh. Pema nuk e dinte se është e madhe; vetëm njeriu e ka këtë lloj të vetënjohjes. Djaloshi i ngazëllyer erdhi, dhe pema ia lëshoi degët. Ajo do të ishte  tepër mirënjohëse nëse djaloshi do të shijonte aromën e luleve të saj. Djaloshi rritej. Duke e parë atë me kurorë lulesh në qafë se si vallëzonte nën degë, pema mbushej gëzim e hare. Djaloshi rritej e rritej. Filloi të ngjitej degëve ku këndonte ...

Jeta !

10 TË VËRTETA PËR TË MEDITUAR MBI JETEN 1. Do të fitoni trup . Mund ta duani apo dhe ta urreni, por do t'jet ai i juaji për tërë jetën. 2. Do t'mësoni mësime. Jeni regjistruar në shkollën e rregult jozyrtare që quhet jetë. Në atë shkollë çdo ditë do t'keni rast të mësoni mësime të caktuara. Ato mësime mund t'ju pëlqejnë apo dhe ti konsideroni si marrëzi dhe të parëndësishme. 3. Nuk ekzistojnë gabimet, por vetëm mësimet Rritja është proces i provave dhe gabimeve: eksperimentim. Eksperimentet e "pasuksesshme" poashtu janë pjesë e procesit si edhe eksperimentet që "janë të suksesshme". 4. Mësimi përsëritet gjersa të mësohet Mësimi ju ofrohet në forma të ndryshme gjersa ta mësoni atë. Kur ta mësoni njërën, mund të kaloni në tjetrën. 5. Procesi i të mësuarit kurr nuk ndërprehet. Nuk ekziston pjesa e jetës që nuk e ka mësimin e vet. Nëse jeni gjallë, gjithnjë ekziston një mësim që duhet ta mësoni. 6. "Atje" nuk është m...

Peshkatari dhe peshku...

  Njëherë një peshkatar zuri një peshk me bukuri mahnitese. Dhe sapo u nis ta fusë në strajcë dëgjoi peshkun se si e lute: - Bëhu i mirë. Më kthe në ujë... Nëse e bën këtë, do t'i plotësoj te gjitha dëshirat tuaja. peshkatari ishte i varfër. Mendoi se si do të ishte qesharake ta gjuajë ne ujë një pre kaq të bukur. Megjithatë në një moment hezitimi ia ktheu peshkut lirinë. - E premtuar e përmbushur - tha peshku ç'dëshiron nga unë? - Që shtëpia ime të bëhet e bukur dhe e nxehtë - ia ktheu peshkatari - Le të bëhet tha peshku.  Kthehu në shtëpi. Dhe peshkatari kthehet në shtëpinë e vet. Shtëpia ishte edhe më e bukur se ç'kishite ëndërruar ndonjëherë. Aty e priste gruaja e vet. I tregoi gjithë atë ç'ndodhi. Me të vërtetë je një budalla i madh - i thotë gruaja  a nuk munde të kërkosh kështjellë? Nuk mendova për këtë - tha peshkatari. Dhe ai kthehet lumit, thërret peshkun që në atë çast del nga uji. Gruaja ime më tepër do të dëshironte kështjellë - tha peshkatari dhe...

Vetmia !

Shumë njerëz, në veqanti ata që nuk janë në martesë, të cilët kanë ndjenjë të fuqishme se nuk janë pjesë të familjes, se nuk kanë arritur të "lidhen". Ndihen të mangët, të paplotësuar, ndihen se askund nuk bëjnë pjesë askuj nuk i takojnë dhe se nuk janë në atë rrjedhë të jetës që quhet normale... Është më se e vërtetë se në shumë vende me kultura moderne potencohet më tepër idividualiteti në vend të grupip apo familjes.. Shumë të rinjë jetojnë vet, dhe shpesh për shkak të punës, shkollës. Presioni i jetës ndoshta dhe nuk u braktisë atyre mjaftë kohë për raporte kualitative me të tjerët. Vetmia shikuar ga aspekti seksual Përmes televizionit, filmave dhe librave kulturat moderne, na bëjnë me dije se e vetmja lidhje që ka kuptim është ajo romantike apo seksuale. Athua sa është e vërtetë kjo, e cila aq shumë është ngulitur në ndërdijen e njeriut. Prandaj nëse nuk e kemi një lidhje të tillë ne ndihemi të shmangur, apo përpiqemi të gjejmë kuptimin ejetës në lidhje të ti...

A jeni të drejtë dhe miqësor edhe ndaj vetes ?

Loja për trupin është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në mengjez, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort q'e' mundem. Dhe nëse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë e mirë për mua... Sillem ndaj vetes ashtu siç do të dëshiroja që të tjerët të sillen ndaj meje Kur mendoj se njerëzit nuk sillen mirë ndaj meje kjo më nxit të mendoj se si sillem unë ndaj vetes. Tash jeta më është më e bukur, sepse jam përkujdesur për veten në ato gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë ende e kam ndjenjën se nuk e fitoj pjesën që më takon. Kjo zakonisht -: ndodh në rastin e ndonjë cikërrime. Ende nuk më pëlqen kur ndjej se nuk sillen mirë me mua. Mirëpo posa të ndalem për një çast dhe të kuptoj se ndjehem si viktimë, e dij se kush më ndjek pas. Vetja ime. Unë vet. Së shpejti kujtohem se mund të jem ose shoku më i mirë i vetes ose armiku më i keq i vetes. E gjitha varet prej asaj se çka vendos të mendoj ...

Udhëton vet...

Image
Udhëton vet... Ibrahim RUGOVA. fragment nga Prehje Liríke, kushtuar Zef Serembes ...të shohë, së paku, dheun mbi trupin e saj. Të bjerë mbi të. Të pushojë aty përjetë. Ndofta t'i kthejë pak qetësimin. Ta shohë edhe për së vdekuri. Kur s'bën ndryshe. Edhe kjo është mjaft. Po ku ka për ta parë. Në vend të tij e pa dheu. Toka e zezë. inuri me trup të njomë. inuri që ja mbështolli edhe zemrën. Andej e pandarë zemra "Në një det hidhërimesh mbytet". Ashtu siç deti e banë edhe këtë. Për një varr të marrët e botës në sy. Po se ai nuk është çfarëdo varri qoftë. Është varr i dashurisë. E varret e dashurisë duhet të shihen përherë. Përkujtojnë. Ngjallin. Ngazëliejnë e pikëllojnë. Mendohet se zbusin. Të rrihet, në mos tjetër, me një copë dheu, që pos saj, pastaj s'i duhet më njeriut. E qet këmbën në tokë të huaj. S'është e huaja për të. Ka një pjesë të veten. Pjesën më të dashur të jetës. Se kot e ka, e di edhe vetë. Gjithmonë i rri dhe i zmadhohet në sy si bulë lo...

Gunga...

Gunga... Bari dhe Xhojs Visell Për Mozes Mendelsonin, gjyshin e kompozitorit të famshëm gjerman, kursesi nuk mund të thuhej se ishte një njeri i bukur. Kishte një pamje tejet të shkurtër dhe kishte një gungë groteske në shpinë. Një ditë shkoi në Hamburg, në vizitë një tregtari, i cili kishte një vajzë me bukuri hyjnore, me emrin Frumtje. Mozesi dëshpërueshëm u dashura në të. Mirëpo, Frumtje, për shkak të dukjes së tij të shëmtuar, ndjente gërditje ndaj tij. Kur i erdh koha ta përfundonte vizitën, Mozesi mblodhi guximin dhe filloi të ngjitej shkallëve drejt dhomës së vashës, së paku të bisedonte për herë të fundit me të. Ishte ajo një vizion i bukurisë hyjnore, dhe për arsye se kjo refuzonte edhe ta shikojë, ky ndjente një pikëllim të thellë. Pas disa orvatjeve që ta fillonte bisedën, Mozesi turpshëm e pyeti: "A besoni se njerëzit martohen në qiej?" "Po", -iu përgjigj ajo, pa e ngritur shikimin. "E ju?" "Besoj" -ishte përgjigjja e këtij. ...

Mirëkuptimi-ajo që të gjithë e dëshirojmë me afsh !

Shumica e njerëzve me të cilët takohemi çdo ditë ka dëshirë të zjarrtë për mirëkuptim dhe dhembshuri. Poqëse Ju shkon për dore që ta kënaqni këtë nevojë të imët njerëzor, do të jeni të shpërblyer me mirënjohjen dhe dashamirësinë e të afërmive tuaj.... Njeriun e madh gnadhështor e bënë mënyra se si sillet me njerëzit e “vegjel” Do t'ishte mrekulli sikur të ekzistonte fjala me të cilin - sikur me shkopin magjik nga përrallat - do të mund t'i pengonim zënkat dhe t'i dëbonim ndjenjat armiqësore mes njerëzve. Diçka e ngjashme me këtë, megjthatë ekziston: ai është mirëkuptimi. Fjalia, për shembull, "Nuk ua zë për të madhe që ashtu mendoni, ngase në vendin tuaj me siguri ngjashëm do të ndihesha"do t'ju ndihmojë që ta qetësoni edhe armikun më të tërbuar.Mirpo sa i perket ainqeritetit të një fjalie të tillë, është plotësisht e vërtet se në vend të një njeriu të tillë ngjashëm apo dhe plotësisht në mënyrë të njëjtë do të ndiheshit. Karakteri ynë, temperamenti dhe m...

Zilia..

Zililqarët janë vrasësit e vetvetes. Praninë tejet të madhe të zilisë në këtë mjedis, në mënyrën më të plotë e jep një anekdotë jona: "Shkon njëri te zoti me kërkesën e vet dhe e lut zotin t'ia plotësojë një dëshirë! Zoti i thotë: - Po, por ty një, fqinjit tënd dy... lyp çka të duash! I mjeri, mendohet dhe thotë: të lutem, i madhi zot, ma nxjerr njërin sy"

Mirëkuptimi ose falja...

 Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar. Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje. Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. i përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai ë...

Urrejtja..

  "Mos urreni askënd, -thotë H. Boksi, - sepse ndjenja juaj e urrejtjes nuk dëmton pothuajse kurrë (o shumë lehtësisht) armiqtë tuaj: por bie mbi veten tuaj, duke ju bërë të trishtuar, të shqetësuar, të inatosur: jua helmon gjakun e jua vjedh një pjesë të madhe të energjive tuaja jetësore: ato energji do të mund t'i përdornit në dobinë tuaj në mënyrë krejt tjetër. Në këtë drejtim do t'ju them të keni dinakërinë e egoizmit për të mos urryer askënd. Dota kurseni gjendjen tuaj. shpirtërore".

Përgojimet.

 Shprehia e keqe e të përgojuarit, gjithnjë me konotacione negative, duke bërë përpjekje për t'i nxjerrë të palarat, të qena e të paqena, të dikujt për të treguar shkallën e pastërtisër sate, është një rrethanë tjetër që rritë deponimin e helmeve shpirtërore. Marfi thotë: "Ndoshta ndaj shokut të punës keni mirëkuptim dhe silleni mirë ndaj tij, por sapo jua kthen shpinën, filloni të flisni e të mendoni për të si është më keq. Prandaj këto mendime kanë efekt shkatërrues për ju. Mendimi që keni për dikë është mendim juaji, sepse ju e mendoni. Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni dhe e ndjeni për të tjerët bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes,mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj".

Kritika..

Kritika. Është veti shumë e përhapur dhe shumë e dëmshme. Kritikë sa më pak ose, nëse është e mundur, të mos përdoret fare. Sepse Vatsoni thotë: "Kur ne duam të analizojme një individ tjetër, e kemi tepër të lehtë të gjejmë tek ai plot të meta, arsye për ta qortuar, sesa motive për ta lavdëruar. Por, shumë rrallë e vëmë veten në të njëjtën pozitë me individin kur ai e ka bërë atë lloj gabimi, duke e pyetur veten me sinqeritet: "Si do të kisha vepruar unë në të njëjtat rrethana të atij individi?" Në qoftë se ju do të studioni historinë e gjinisë njerëzore, do t'ju merren mendtë kur të mësoni se nga sa bukuri ka qenë e privuar bota për fajin e vetëm të kritikëve. Prandaj duhet pasur gjithnjë parasysh se çfarëdo veprimi të kryejë njeriu, ai ka përshtypjen se ka vepruar sipas të drejtës së tij. Dhe, në asnjë rast, nuk do të pranojë kush se ka bërë një të keqe të madhe, sepse në atë rast, në ato rrethana e kushte shpirtërore, nuk ka pasur mundësi të veprohet më mirë. Fu...

Ti vet e shkruan tregimin e jetës sate..

Rrëfimi thotë se në hyrje të një fshati bisedonin dy fara. E para i thotë të dytës: - E kam vendosur sot, dua të rritem dhe të bëhem lis i madh e i fuqishëm. Tjetra me habi i ktheu: - Jo, unë nuk guxoj, ngase në këtë rrafsh, vjeshtës erërat janë të forta dhe kanë për t'mi thyer degët. Pastaj verës bën vapë. Unë nuk e duroj vapën. Më shumë më pëlqen të mbetem këtu e vogël, ndër hije. Fara e parë, pasi që kishte vendosur të rritet, fillon t'i lëshojë rrënjët. Në fillim i shkoi mbarë, por posa e zgjati kërcellin e parë të njomë, era e fortë me stuhi, e rrafshoi për tokë. Rrënja, që i mbeti aty, e zgjati edhe një kërcell lart. Delet, duke kullotur aty pranë, e hëngrën dhe sërish e rrafshuan me tokë. Rrënja sërish e zgjati edhe një kërcell. Kësaj here kërcelli u bë më i madh dhe u nda në katër degë. Mirëpo era e fortë ia theu dy degë, ndërsa rrënjët, dalëngadalë dhe sigurt, kishin depërtuar më thellë në tokë duke kërkuar lagështi dhe jetë. Prandaj e dërguan lart mbi tokë edhe ...

Pse nevojiten në jetë armiqt ...

   Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë". Është e pamundur t'i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miqë të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t'i krijoni së paku ndonjë armik aty kë...

Si dalohen të suksesshmit nga dështuesit...

Janë tre karakteristika themelore që i ndajnë të suksesshmit nga të dështuarit, thekson psikologu Geri Emeri. Përgjegjësia 1. Të suksesshmit e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, përderisa humbasit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme të jetës së tyre. Në anën tjetër ata gjithnjë kërkojnë arsyetime. Gjith ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistencës më të ulët", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. i keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime të tipit "i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Përderisa nukjeni në gjendje të Iëkundni edhe tokën edhe qiellin për një punë, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe përgjegjësinë për atë që nuk...

Formular magjike që ti heqni qafe brengat...

Nga libri:Psikologjia e Suksesit-Dale Carnegie   A dëshironi ta vertetoni reçetën për sjellje në momentet e krizës. teknike kjo të cilën mund të filloni për ta aplikuar, para se të vazhdoni ta lexoni këtë libër? Do t'Ju njoftojë me metodën që e shpiku inxhinjeri Vilis Karijer, themelues i industrisë së pajisjeve për ftohje. Për mua ky është një nga teknikat me te mira, për t'i përballuar brengave, dhe, për atë dëgjova personalisht nga Karijeri. "Si djalosh i ri, punoja në shkritoren në Bafalo, të shtetit Nju-Jork. isha me detyrë në repartin e një fabrike të qelqit në Pitsberg, për të vendosur pajisje për pastrimin e gazrave teknologjike. Metoda e jonë për pastrim të gazërave ishte plotësisht e re. E kishin provuar vetëm në një rast të mëhershëm dhe në tjera kushte. Duke punuar në atë detyrë nxitëse, jam ballafaquar me vështërsi : të paparashikueshme. Pajisja funksiononte, por kualiteti i gazrave të pastruara ishte tejet largë pritjeve tona. Isha i dëshpëruar. Filova t...

SI TË FITOHET QËNDRUESHMËRIA

  Nga libri: Mendohu dhe pasurohu  Cila është ajo fuqi mistike që ia jepë njerëzve të qëndrueshëm aftësinë që t'i mbizotërojnë vështirësitë? A e vendosë kualiteti i qëndrueshmërisë në mendjen e njeriut ndonjë lloj aktiviteti shpirtëror, mental ose kimik, të cilat këto ia mundësojnë afrimin në forcat Si të fitohet qëndrueshmëria Ekzistojnë katër hapa të rëndomtë të cilët çojnë kah shprehia që njeriu të bëhet i qëndrueshëm. Ato nuk kërkojnë ndonjë inteligjencë të madhe, kurrëfarë edukimi të veçantë por kohë mjaft të shkurtër si dhe mund. Këto hapa të domosdoshme janë: 1. qëllimi i përcaktuar, i përcjellur me dëshirën e zjarrtë për realizimin etij; 2. plani i përcaktuar, i shprehur në kuadër të veprimit të vazhdueshëm; 3. mendja, e rezistueshme për të gjitha propozimet negative të t'afërmëve, shokëve dhe të njohurve; 4. lidhja miqësore me një ose më shumë persona, të cilët do t'ju kurajojnë që të shkoni më tej, edhe në plane edhe në synime. Këto hapa janë me rëndësi...

thënie..

Kur linde, po qaje dhe cdo njeri rreth teje po qeshte. Jetoje jetën në atë mënyrë që kur të vdesësh të qeshesh, dhe ata që do jenë rreth teje të qajnë .

Thënie !

E kane pyetur nje dijetar se sa lloje shokesh ka. Ai eshte pergjigjur: Tre lloje 1. Shoke si buka - e kerkon cdo dite. 2. Shoke si ilaci - e kerkon vetem kur te duhet. 3. Shoke si smundja - cdo here te kerkon ai vete

thënie!!!

Image
Saadi "Në qoftë se dëshiron të të buzëqeshë jeta,buzëqeshi ti i pari jetës".
Image
Një shpirt i fortë,shpëton një trup të dobët. Hipokrati

Gjdo gjë është e vështirë para se të bëhet e lehtë !

Kush mund ta dijë apo ta sqarojë fshehtësinë se pse pikërisht në këto çaste i lexon këto reshta, e jo tjerat? Njëherë njëri nga mësuesit e mëdhenjë më tha : "Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme !" Ne të dy vendosëm që ta hudhim lëkurën tonë të vjetër dhe ta fillojmë jetën e re, të përmbushur me dashuri, sukses dhe qetësi të brendshme. Nëse vendose ta bësh këtë, atëherë më lejo të t'pyes: a e ke definuar ëndrrën tënde? Në orën e kaluar mësove se duhet të punosh vyeshëm dhe të kesh durim. Poashtu mësove se njeiru që ka për t'bërë të suksesshëm je vet Ti. Këtë orë, para së gjithash, dua të t'flas për ëndrrat. në të vërtetë se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ëndrrat, pyetesh? Ke dëgjuar ndonjëherë për vjedhësit e ëndrrave? Në orën e parë kur u takuam, më the se në fëmijëri ke pasur ëndrra, por se realiteti Jo, miku im, realiteti është se vjedhësit t'i kanë vjedhur ato. Hajnat e tillë ndodhen kudo rreth n...