Posts

Showing posts from September, 2016

Prej këtij njeriu bota na quan “Albania”

Image
Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga...

Vajza 11 v.(audio)

Vajza 11 vjecare..

...Nje vajze 11 vjecare pyeti babain e saj: Cfare do me blesh per 15 vjetorin tim te lindjes? Babai u pergjigj: Ka shume kohe deri atehere bija ime... Kur vajza mbushi 14 vite, vajza filloi te shfaqte probleme me shendetin dhe u shtrua ne spital. Doktoret i thane te atit se vajza kishte nje zemer te dobet dhe mundesite per te shpetuar ishin te pakta. Vajza e shtrire ne shtratin e spitalit pyet? -Ba...bi te thane se do vdisja? Babai i perlotur duke dale nga dhoma i pergjigjet:- Jo, ti do jetosh... -Si mund te jesh i sigurt? -Thjesht e di... Ajo i mbushi te 15-tat, kur po dilte nga spitali dhe po drejtohej per ne shtepi, prane shtratit te saj, ajo gjeti nje leter ku shkruhej: -E dashura ime bije, nese je duke e lexuar kete leter, do te thote se cdo gje shkoi mire ashtu sic te thashe. Nje dite ti me pyete se cfare do te dhuroja per 15 vjetorin e ditlindjes tende. Nuk e di per ate kohe, por tani dhurata ime per ty eshte ZEMRA IME!

Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?

Image
1789 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara mori kredinë e saj të parë. Paratë u huazuan nga Banka e Amerikës së Veriut në një interes 6%. Gjatë viteve, borxhi kombëtar është rritur pak-nga-pak. Kjo hua, pjesëtuar me numrin e popullsisë, është baras me 65-mijë dollarë borxh për çdo amerikan. 1907 – Poeti Mitrush Kuteli , pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, lindi në Pogradec, studioi në Selanik e Bukuresht, u kthye në Shqipëri për të shërbyer, dhe diktatura ia shpërbleu me ndëshkime e burg këtë përkushtim. Kuteli vdiq me 1967, por la pas artin e të shkruarit dhe poetikën e tij. 1948 – Enver Hoxha thërret Pleniumin XI të Beratit, qëllimi kryesor i të cilit ishte çlirimi nga ndikimi jugosllav. Mehmet Shehu e Liri Belishova u rehabilituan dhe emri i Nako Spirut u pastrua nga akuzat që Koçi Xoxe kishte bërë kundër tij. Plenumi i Beratit gjithashtu vendosi rifillimin e botimit të gazetës partiake, Zëri i Popullit, e cila ishte mbyllur më se një vit më parë në kulmin e ndikimit j...

20 shprehjet më të famshme dhe më me ndikim në historinë e njerëzimit

Image
Politikanët konsiderohen,  teorikisht të paktën, përfaqësues të njerëzve. Njëri prej qëllimeve të tyre në jetë është bëjnë dhe të ekzekutojnë ligjet që e bëjnë vendin e tyre më të begatë, ekonomikisht dhe idealist. Fjalimet e tyre dhe frazat që ato thonë shprehin këndvështrimet personale dhe politike të tyre, ndaj ato mund të konsiderohen vëzhgime të kujdesshme të jetës politike. Sigurisht, shumë prej gjërave që ato thonë mund të mos kenë asnjë vlerë, por s’mund të mohohet fakti se shumë politikanë, aktivistë e filozofë kanë thënë ndër shekuj gjëra me vlerë, të cilat i kanë rezistuar testit të kohës dhe mund të aplikohen dhe sot e kësaj dite. Fundja, disa prej liderëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill është një prej tyre. Fjalimet e tij gjithnjë kanë pasur diçka që godet, gjithnjë diçka që e bën atë të saktë në mënyrë pragmatiste e të ftohtë. Prandaj ai shfaqet në listë m...

100 thëniet më të bukura për lidershipin

Image
Nëse doni të bëheni një lider i mirë duhet të dini se ç’kanë thënë politikanët, filozofë, shkencëtarë, strategë dhe personalitetet më të famshëm për lidershipin. Nga këshillat e Platonit, Çurçillit, Kennedit, Isak Njutonit, e deri tek Margaret Thetçër… 1. Testi i fundit i një lideri është që ai të lërë prapa tek të tjerët bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara. -Walter Lippmann 2. Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Është e vetmja gjë. -Dr. Albert Schweitzer 3. Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut. -Dale Carnegie 4. Michael, nëse nuk pason, nuk mund të luash. -Trajneri Dean Smith i thotë Michael Jordan në vitin e parë në “UNC ” 5. Lidershipi është arti kur dikush tjetër bën diçka që ju doni të bëhet sepse ai dëshiron ta bëjë. -Dwight D. Eisenhower 6. Lidershipi dhe mësim...

Fakte interesante që ndoshta nuk i besoni

1.Çokollata mund të vrasë qentë;ajo ndikon drejtpërdrejt zemrën e tyre dhe sistemin nervor. 2.Ketchup u shit për herë të parë në vitin 1830 si ilaç. 3. India ka Kartën e të Drejtave të Lopëve. Këto të fundit, sipas fesë hindu cilësohen të shenjta. 4. American Airlines kurseu plot 40 mijë dollarë në vitin 1987, vetëm duke hequr nga një kokër ulliri nga pjata e sallatës që servirej klasin e parë. 5. Ekzistojnë plot 318.979.564.000 kombinime të mundshme në 4 lëvizjet e para në lojën e shahut. 6.Kikirikët vrasin çdo vit rreth 150 njerëz që i konsumojnë ato. Kjo shifër është shumë më e lartë, sesa viktimat e shkaktuara nga kafshimi i peshkaqenëve. 7. Gjysma e të gjitha plaçkitjeve bankare janë kryer ditën e premte. 8. Prefiksi Ndërkombëtar për Kontinentin e Ngrirë të Antarktidës është 672. 9. Libri i Rekordeve Gines, mban rekordin e të qenit libri më shpesh i vjedhur nga bibliotekat. 10. Cdo vit ju ndani ditëlindjen tuaj me të paktën 9 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën.

Si ta përdorni filozofinë për të arritur lumturinë

      Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si të jetojmë një jetë të mirë në një botë të ashpër ?   Jetojmë në një botë , që në shumë mënyra është më e parashikueshme dhe më shumë në kontrollin tonë , nga sa ka qenë më parë . Mund të parashikojmë motin , mund të gjejmë informacion mbi çdo subjekt të mundshëm dhe çdo gjë që dëshirojmë mund të jetë në duart tona brenda 24 orëve .   Përtej kësaj , kemi pak ndikim te gjërat që na ndodhin , përveç mënyrës sesi reagojmë ndaj tyre. Siguria teknologjike , s’mund të na ndihmojë për mendjen dhe dilemat e saj .   Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si të jetojmë një jetë të mirë në një botë të ashpër ? Si ta minimizojmë vuajtjen që na sjellin ngjarjet mbi të cilat nuk keni asnjë kontroll?   Njerëzi...