Posts

Showing posts from April, 2017

Mblidh puplat, ose ruaj gjuhën

Image
  Mblidh puplat, ose ruaj gjuhën   Një bujk, u nevrikos me mikun e tij dhe i tha një fjalë të rëndë. Pasi u kthye në shtëpi, u bë pishman për fjalën që i kishte thënë. Gjithë natën përpëlitej në shtrat, pa ditur si të mbyllë sytë. Si i kishte dalë nga goja ajo fjalë? Si kishte mundur t’ia thotë mikut të tij më të ngushtë?   Në një moment, vendos të shkojë dhe ti kërkojë falje dhe ashtu bëri. Të nesërmen, vajti tek shtëpia e mikut dhe kokë ulur dhe me zemër të thyer i kërkoi falje për fjalën që i kishte thënë.   Edhe pse miku ia pranoi kërkesën për falje dhe e fali, bujku nuk ndihej sërish rehat. Duke mos gjetur rehati, ai vajti tek një burrë i mençur, të cilit i rrëfeu çfarë i kishte ngjarë. Mandej, i tha:”Dua të më tregosh si ta qetësoj zemrën time, pasi s’më zë gjumi natën. Gjithmonë e kam mendjen tek ajo fjalë që doli nga goja.” Burri i mençur ia ktheu:”Nëse dëshiron të qetësohet zemra, mbushe një thes me pupla shpendësh dhe tek çdo derë shtë...

Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes!

Image
Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes! Pajisjet e reja ju fshijnë mendimet, pa e kuptuar  “Ti nuk do të prekësh lirinë e mendjes time”, shkruante dramaturgu John Milton në vitin 1634. Por pothuaj 400 vjet më vonë, përparimet teknologjike në makinat që mund të lexojnë mendimet tonë, bëjnë që privatësia e trurit tonë të jetë e rrezikuar. Tani 2 etikistë biomjekësore po bëjnë thirrje për ligje të reja të të drejtave të njeriut, për të garantuar që njerëzit të jetë të mbrojtur, duke përfshirë “të drejtën e aftësisë konjitive” dhe “të drejtën e integritetit mendor”. Tashmë shkencëtarët kanë zhvilluar pajisje të afta për të thënë nëse njerëzit janë politikisht të krahut të djathtë apo të krahut të majtë. Në një eksperiment, studiuesit ishin në gjendje që të lexonin mendjet e njerëzve, për të treguar me një saktësi prej 70 përqind, nëse ata kanë planifikuar që të shtojnë apo zbresin dy numra. Facebook gjithashtu zbuloi kohët e fundit se ka punuar në fshehtësi me teknologjinë...

Njerëzit më të mirë..

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !! Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!

FEMER………

E godet duron…, e vret mbijeton…., e lendon reziston…, ka dhimbje sherohet…, rrezohet por vazhdon te eci perseri…, qan por than dhe lotet…, shembet ringrihet…, humbet shpresat por i ringjen ato…, fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri…, bishe por edhe e bukur…, e ftohte por edhe e dashur…, hidherohet por gjen kunder helmin…, ska force por e gjen fuqin…, humbet por pranon vetem fitoren…, i erren syte por ajo gjen force te shikoj…, humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson… kjo eshte FEMRA.