Posts

Showing posts from January, 2019

Vazoja e jetës !

Image
Profesori i filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur ate me topa golfi. Më pas pyet studentët se a është vazoja plot. Studentët janë dakort dhe thonë se po. Ateherë profesori merr një kuti me toptha qelqi (rruza të vogla) dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazo ishte plot dhe ata përgjigjen se po.  Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brënda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse vazo është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri PO.  Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët nisin të qeshin nga ky rast... Kur e qeshura mbaron profesori thotë: -"Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqeson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pë...

Ndriçimi çfarë është ?

PENGESA MË E MADHE NDAJ NDRIÇIMIT Ndriçimi çfarë është ? Një lypës ishte tridhjetë vjet ulur në një qoshe të rrugës. Një ditë një i huaj i afrohet dhe lypësi duke hequr kapelën e vjetër nga koka, i murmurit: “Do të bësh një shkëmbim?” “Nuk kam asgjë për të të dhënë”, përgjigjet i huaji. Më pas pyet: “Çfarë është ajo ku je ulur?” “Asgjë, përgjigjet lypësi, është thjesht një kuti e vjetër. Kam shumë kohë ulur mbi këtë kuti." “Nuk i ke hedhur një sy asnjëherë se çfarë ka brenda?” e pyeti ihuaji. “Jo”, i përgjigjet lypësi. “Për çfarë arsye? Atje brenda nuk ka asgjë." I huaji ngul këmbë: “Hidh një sy brenda kutisë!” I huaji u drejtua me kureshtje drejt hapjes së kapakut dhe me habinë e tij të madhe pa që aty brenda kishte flori. Unë jam ai i huaji që nuk ka asgjë për t’iu dhënë. por që ju jap mundësinë për të parë brenda jush. lo brenda një kutie, por diku më afër: brenda vetvetes. "Por, unë nuk jam lypës”, mund të më përgjigjeni. Ata që nu...

Fakte për bletët !

Image