15 sekrete të gjuhës së trupit, që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë
15 sekrete të gjuhës së trupit, që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë Dr. Travis Bradberry Autor i librit bestseller “Inteligjenca Emocionale 2.0” Trupat tanë kanë një gjuhë të tyre, dhe fjalët e tyre nuk janë gjithmonë të sjellshme. Gjuha e trupit tuaj, me gjasë është bërë pjesë integrale e personit që je, deri në pikën që ju mundet që as të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Nëse është kështu, atëherë është koha për të filluar, sepse ju mund të jeni duke sabotuar karrierën tuaj. 1. Qëndrimi shtrembër është një shenjë e mosrespektit. Ai komunikon se ju jeni i mërzitur dhe nuk keni dëshirë që të jeni, aty ku jeni. Ju nuk do i thoshit kurrë shefit tuaj: “Unë nuk e kuptoj pse duhet të rri e të të dëgjoj”, por në qoftë se ju rrini shtrembër, nuk keni pse – trupi juaj ia thotë atë për ju, me zë të lartë dhe të qartë. Truri është i “programuar” që të barazojë pushtetin me sasinë e hapësirës që zënë njerëz. Qëndrimi d...