Posts

Showing posts from April, 2016

Thënie të mencura

Image

Mesele(Anekdota)

Image

Prindërit ju gënjen kur thonë..

Prindërit ju gënjejnë kur thonë se nuk kanë një fëmijë të preferuar Sipas studimeve, rreth 70 për qind e nënave dhe rreth 74 për qind e baballarëve ndiejnë dhe preferojnë njërin prej fëmijëve të tyre më tepër, se sa tjetrin. Probaliteti është që fëmija më i preferuar të jetë fëmija më i madh, pra ai që ka lindur i pari. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kalifornisë, nga 768 prindër të anketuar, 70 për qind e nënave dhe 74 për qind e baballarëve pranuan  së kanë një fëmijë të preferuar. Në studim u morën ata që jetojnë në një familje me dy prindër dhe dy fëmijë, ku fëmijët kanë lindur brenda katër viteve. Prindërit nuk e kanë specifikuar se cili nga fëmijët ishte i preferuari i tyre, por rezultatet e studimit sugjerojnë se është fëmija më i madh në moshë, transmeton Shekulli. Edhe fëmijët u pyetën nëse ata mendonin se prindërit i trajtojnë në mënyra të ndryshme nga motra apo vëllai.. Fëmijët më të vegjël kishin më shumë gjasa të raportonin  se kanë vetëbesi...

Mendimet që të dobësojnë

Nëse një mendim i thjeshtë mund t’i dobësojë apo t’i forcojë muskujt e krahut tënd, imagjino se çka mund t’u bëjë të gjithë muskujve dhe organeve të tjera të trupit tënd! Zemra jote është një muskul që është dobësuar nga mendimet që të ç’autorizojnë, Veshkat e tua, mëlçia, mushkëritë dhe zorrët janë të gjitha të rrethuara me muskuj që janë të ndikuar nga mendimet e tua. Mendimi që shumicën e njerëzve i bën më të dobët është turpi, i cili prodhon poshtërim. Rëndësia e shpirtbutësisë tënde nuk mund të caktohet aq fuqimisht. Nëse të sillën nëpër kokë mendime të turpit rreth asaj çfarë ke bërë në të kaluarën, atëherë je duke e dobësuar veten si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin emocional. Në mënyrë të ngjashme, nëse përdor metodën e turpit dhe poshtërimit ndaj çdokujt për ta reformuar, atëherë je duke e krijuar një person të dobët, i cili asnjëherë nuk do të fuqizohet para se të zhvendosen ato mendime të turpit dhe poshtërimit. Zhvendosja e mendimeve tua të turpit përfshin një ga...

thënie

Image

mesele..

Image

Dhjetë fobitë më të çuditshme

Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plotë të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi. Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi. Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme. Më poshtë po rendisim një listë me dhjetë fobitë më të çuditshme dhe më të rralla: ABLUTOFOBIA Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijet që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht. KOROFOBIA Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po ! Njerëzit ...

Raportet me fëmijë !

Shprehja raport, e aplikuar nga Mesmer, vjen nga lëmi i hipnozës. Me raport emërtohen marrëdhëniet midis dy ose më shumë partnerëve (palëve) që pasqyrohen nëpërmjet të vendosjes së harmonisë, qartësisë, ndjesisë dhe besimit reciprok, të cilat arrihen nëpërmjet të sinkronizimit trupor e shpirtëror. Një sinkronizim i tillë i suksesshëm para se gjithash presupozon një vëzhgim (vrojtim) shumë të saktë vizuel dhe auditiv. Mësuesi psh., mundet që duke e imituar-përshtatur pozieionin trupor, frymëmarrjen, gjestikulimin, tonusin muskular, vezullimin (e syve), ose duke imituar tonin dhe ritmin e zërit të një individi, të vihet në raport me të. Personi mësuesi, mundet po ashtu që me këtë rast ta përsërisë edhe ,,fjalën-çelës“ të fëmijës në fjalë, gjë që quhet edhe raport direkt. Ose ata mund të vënë edhe raport të kryqëzuar-indirekt, kur ai (mësuesi) e sinkronizon një lëvizje të tij, psh., duke e sinkronizuar një lëvizje të gishtit të tij në përputhje me ritmin e frymëmarrjes së atij (nxënësit) ...

Kumtesë paraprake mekanizmi psikik i dukurive histerike

Vëzhgime rastësore na kanë çuar, në rrjedhën e shumë viteve, të shqyrtoj më nj ë numër të madh formash dhe simptomash të ndryshim të histerisë, me qëllimin për të zbuluar shkakun që e shpërthen atë, ose më mirë atë ndodhi që ka shkaktuar shfaqjen e parë të dukurisë në fjalë, shpesh herë shumë vite më parë. Në pjesën dërrmuese të rasteve nuk është e mundshme të përcaktohet çasti i zanafillës nëpërmjet thjeshtë marrjes në pyetje të pacientit, sado shterruese që mund të jetë kjo. Kjo i detyrohet pjesërisht faktit se shumë herë dukuria në fjalë përfaqësohet nga ndonjë përvoj ë për të cilën pacienti nuk dëshiron të flasë. Por shkaku themelor është se pacienti është sinqerisht i paaftë ta sjellë ndërmend, dhe shpeshherë as dyshon për ekzistencën e ndonjë lidhjeje shkakësore mes ndodhisë nxitëse dhe dukurive patologjike. Si rregull, është e nevoj shme të hipnotizohet pacienti për të risjellë, nën hipnozë, kujtimet që kanë lidhje me kohën në të cilën simptomat u shfaqën për herë të parë. Duke ...

Fjalorth (psikologjik)

Afazia Çrregullim i aftësisë së të folurit (prodhimi i gjuhës) që shkaktohet zakonisht nga dëmtimet e korteksit. Mund të shfaqet si paaftësi për të përdorur ose prodhuar qartë apo saktë të folurit, apo edhe si paafatësi për të kuptuar të folurit e të tjerëve. Bihejviorizmi Teoria e cila si kriter studimi thekson superioritetin e sjelljes së vëzhguar dhe nënvizon rolin e mjedisit social në përcaktimin e sjelljeve njerëzore. ÇHDV Çrregullimi Hiperaktiv i Defiçitit të . Vëmendjes shoqërohet me vështirësi në përqëndrim, në dëgjimin e të tjerëve, ndjekjen e udhëzimeve, impulsivitet dhe në lëvizje të shpeshta. Çregullimi i ankthit Një gamë problemesh që kanë të bëjne me reagimet ndaj ankthit, frikës dhe stresit, të cilat përfshijnë krizat e panikut; të gjitha llojet e fobive; çrregullimet e stresit akut, të përgjithshëm dhe posttraumatik; si edhe ankthin e krijuar nga substancat. Çrregullimi i gjendjeve shpirtërore Këtu përfshihen çrregullimet e depresionit që karakterizohen n...

Gjykimi i shëndoshë dhe mungesa e tij

Megjithëse aftësitë mendore të fëmijëve problematikë nuk ngjallin dyshime në atë kuptim se nëse ju u bëni atyre një pyetje, ata japin përgjigje të drejtë  nuk është e vështirë të zbulosh tek ata simptoma dhe reaksione, të cilat dëshmojnë për ndjenjën e fortë të inferioritetit. Sigurisht, mendja nuk është në mënyrë të detyrueshme një gjykim i shëndoshë. Te fëmija ekziston i ashtuquajturi orientim, thellësisht personal mendor, të cilin mund ta zbuloj më gjithashtu te individët neurotikë. Në neurozën e imponuar, për të dhënë një shembull, pacienti e kupton absurditetin e të numëruarit të dritareve, por nuk mund të ndalet. Ai që synon drejt qëllimeve të dobishme kurrë nuk do të sillej në këtë mënyrë. Po ashtu për njeriun me të meta mendore janë karakteristike të kuptuarit personal dhe gjuha personale. Njeriu me të meta mendore asnjëherë nuk flet me gjuhën e mendimit të shëndoshë, që përfaqëson shkallën më të lartë të zhvillimit të ndj esës së kolektivizmit. Nëse ne i kundërvëmë gjykimi...