Posts

Showing posts from October, 2016

A e dini pse ne njerëzit kemi parandjenja? Një shpjegim e jep shkenca

Shpesh të gjithë ne përdorim shprehje të tilla si  “po ma ndjen zemra”, “zemra po më thotë…”, etj. Por, duket se kjo nuk është krejt e pavërtetë. Hulumtime shkencore tregojnë se zemra mund të ketë inteligjencën e saj dhe nuk është e pavërtetë nëse zemra juaj indikon, për shembull, se një person është njeri i keq. Me zhvillimin e instrumenteve të reja shkencore, intuita është tani diçka që po studiohet duke përdorur metodën shkencore. Zemra gjeneron një fushë të fuqishme dhe të matshme elektromagnetike. Magnetokardiografia është shkenca e masës së fushës që është prodhuar nga aktivitetit elektrik brenda zemrës. Është njohuri e zakonshme shkencore se frekuenca tingëlluese e fushës së zemrës suaj ndërvepron me fushat e të tjerëve rreth jush. Ky efekt është super i fortë. Në një studim, 26 pjesëmarrësve iu treguan një seri prej 45 fotografive. 30 nga fotot ishin neutrale dhe 15 prej tyre ishin emocionalisht eksituese. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një elektrokardiogrami për të ...

Studimi: Ja në cilën moshë nis procesi i plakjes

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit plaken që në moshën 27-vjeçare. Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore nisin të pakësohen që në këtë moshë, ndërsa piku për to është mosha 22 vjeç.  Plakja fillon me harresat për vendin ku kemi lënë çelësat, për ushqimin që kemi ngrënë në drekë apo cilat janë takimet e mbrëmjes. Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjitheë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj. Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit. Studimi u publikua në revistën mjekësore "Neurobiology Of Aging".
Historia e … kalendarit Cili kalendar përdorej në Evropën e Mesjetës? Kalendari Julian, i cili u fut në vitin 45 para Krishtit nga Jul Cezari. I bazuar, teorikisht, në një vit diellor (koha që i duhet tokës për të ardhur në orbitë përreth Diellit – 365 ditë, 5 orë, 48 minuta, 46 sekonda) ai vendoste një cikël prej tre vitesh me 365 ditë, shoqëruar nga një vit me 366 ditë. Përse ndryshoi? Sepse kalendari Julian kishte shumë vite me 366 ditë. Një vit për çdo katër vite e kompensonte me tepri gjatësinë e një viti diellor, duke shkaktuar një gabim prej një dite, për çdo 128 vjet. Si rezultat, deri në 1582, datat e ekuinokseve stinorë binin 10 ditë më herët, duke prekur kështu llogaritjen e Ditës së Pashkëve që bazohet në ekuinoksin pranveror. Çfarë u bë për këtë? Për të rivënë gjërat në vijë, Papa Gregori XIII nxorri “Inter Gravissimus” në vitin 1582, duke caktuar është që u bë i njohur si Kalendari gregorian. Dhjetë ditë iu hoqën muajit të tetorit 1582. A bëri punë? Pothua...
Image
Nobelisti gjerman: Sëmureni nga KANCERI, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime! Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në lëmin e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet te lopët, mund të shkaktojë kancerin te njerëzit! “Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë te njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen, transmeton "Telegrafi". Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme! “Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga ...

Organizatat kriminale më të fuqishme të botës

Ata mund të quhen me plot gojën më të fortët e globit tonë. Bëhet fjalë për dhjetë grupet më të mëdha të mafies botërore. Ja se cilët janë ato dhe çfarë i karakterizon… Kur përmendim fjalën “mafie”, ne i referohemi një grupi kriminal që u shfaq në Sicili në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Fillimisht ky grup ishte si një shoqatë që synonte kontrollin e një zone lokale, në mënyrë të organizuar dhe sipas rregullave të përpikta të sjelljes. Ndërsa në ditët e sotme, fjala mafie përdoret për të gjitha ato grupe kriminale të cilat kanë për qëllim të kontrollojnë, menaxhojnë dhe të ruajnë fitimet e dala nga trafikime të ndryshme të paligjshme. Trafikimet e mafies fillojnë që nga armët te droga, nga grabitjet deri te trafikimi i qenieve njerëzore. Asgjë nuk është tabu për mafien në mbarë botën dhe shoqatat e organizuara të krimit. Ato tashmë janë të njohura për mizoritë e tyre në menaxhimin e operacioneve fitimprurëse. Më poshtë janë renditur mafiet më me ndikim në Shtetet e Bashkuara ...

Pse është kaq e vështirë të flihet në një vend të ri?

Image
Ndoshta ju gjendeni larg shtëpisë në një udhëtim biznesi, dhe keni një prezantim të rëndësishëm mëngjesin e ditës tjertër. Ndoshta kjo është nata juaj e parë në një shtëpi të re, pas një ditë të gjatë udhëtimi. Cilatdo qofshin rrethanat, ju mund të shfrytëzoni orët në vazhdim për të pushuar mjaftueshëm, por duke qenë se po bini për të fjetur në një vend të ri, kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Tashmë një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Braun, thotë se ka zbuluar një shkak për efektin e natës së parë jashtë shtratit të shtëpisë:vigjilenca konstante ai ajo e kafshëve. Ata i publikuan gjetjet e tyre në revistën “Current Biology”. Gjumi është njëfarë misteri për shkencëtarët. Shumica e kafshëve e bëjnë atë. Në kushtet e mbijetesës, është goxha e papërshtatshme për një kafshë të mos jetë viligjente për disa orë çdo ditë. Por në vend se të evoluonin për të jetuar pa pushuar, disa kafshë kanë zhvilluar aftësinë për të fjetur me një sy hapur. Delfinët hundëshishe,...

Historia e komploteve sekrete për të vrarë presidentin

Image
Më 1 nëntor të vitit 1950, me Shtëpinë e Bardhë që po bënte rinovime, Presidenti Harry Truman po bënte gjumin e drekës në katin e sipërm të Blair House, shtëpia e mysafirëve në anë të rrugës. Në orën 14 e 15 minuta, teksa po flinte, “dy nacionalistë portorikanë, 37 vjeçari Oscar Collazo dhe 24 vjeçari Griselio Torresola, ju afruan Blair House nga drejtime të kundërta… Collazo ishte i armatosur me një pistoletë Walther P-38 dhe Torresola me një pistoletë Luger, të dy revolver të kalibrit 9”. Torresola, që po afrohej nga perëndimi, vërejti policin e Shtëpisë së Bardhë Leslie Coffelt dhe e qëlloi tri herë. Collazo, nga Lindja, ju afrua derës kryesore dhe qëlloi në këmbë oficerin Donald T. Birdzell. I zgjuar nga të shtënat, Truman shikoi nga dritarja dhe pa njërin prej oficerëve të shtrirë përdhe në rrugë i plagosur. E nxori kokën tek dera për të pyetur se kush e kishte qëlluar, por një agjent i Shërbimit Sekret i ulëriu që të futej brenda në dhomë. Drejtuesi i Shërbimit Sekret më pas...

“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”.

Image
“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”. Thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në jetë      1.“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm” Coco Chanel 2. “Kurajo është mirësia nën presion”. Ernest Hemingueji 3. “Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi”. Albert Einstein 4. “Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve”. Ellen DeGeneres 5. “Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh” Ualt Disney 6. “Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh”. Konfuci 7. “Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin” Uinston Churchill 8. “Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë”. Uarren Buffet 9. “Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë pub...

13 fakte të pabesueshme rreth Adolf Hitlerit 

1.Hitleri u shpall “ Njeriu i vitit ” nga revista Time në 1938!   2.Lidhja më e gjatë e tij ka qenë me Eva Braun. Ajo tentoi 2 herë vetëvrasjen në mënyrë që të kishte vëmendjen e tij .   3.Hitleri ishte një orator i shkëlqyer , por kishtë zë të ngjirur gjithë kohën pas një sulmi me gaz që pësoi gjatë L2B.   4.Mustaqet e Hitlerit i mbiquajtën në atë kohë “ furça e dhembëve ”. Kur një asistent i tha se nuk ishin në modë , ai u përgjigj : Nëse nuk janë , do të bëhen pasi po i mbaj unë .   5.Hitleri dhe Eva Braun u martuan vetëm 36 orë para se të kryenin vetëvrasje , pavarësisht se kishin 33 vjet bashkë .   6.Në testamentin e tij para vdekjes Hitleri shkruajti : Kjo luftë do të mbahet mend në histori si manifestimi më i lavdishëm i njerëzve për të jetuar !   7.Në një analizë të vitit 2009, rezultoi që kafka që beso...

Nga se merakosen më të mençurit e botës?

Çdo vit, revista online “Edge”, e njohur si webfaqja më e mençur në botë, kërkon nga shkencëtarët, teknologët, shkrimtarët dhe akademikët më të njohur t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: Për çfarë duhhet të brengosemi? Mes pjesëmarrësve të këtij viti ka fitues të çmimit Nobël, autorë të njohur dhe shumë teoriticientë, fizikantë, psikologë dhe biologë. Lista me përgjigje është e gjatë dhe ka 150 gjëra të ndryshme që i brengosin 150 mendjet më të mëdha të planetit tonë. “Ngjarje të papritura dhe fakti që vazhdojmë të mbështetemi në modele për të cilat është dëshmuar që janë të rrejshme.” – Nasim Nikolas Taleb “Nuk do të jemi të aftë ti fitojmë viruset me shtypjen e tyre prapa nivelit të gabimit dhe katastrofës.” – Uiliam Mek Evan, hulumtues i biologjisë molekulare “Ajo pseudoshkencë do të përfundojë në fund të fuqishëm”. – Elena Kronin, autore dhe filozofe “Ngjarje vërtet apokaliptike. Nga rritja e numrit të ngjarjeve me gjasa të vogla që mund të shpiejnë deri tek shkatërr...

Çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar”! Disa thënie të mençura, që nuk duhet t’i humbni 

      “ Çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar . Gjithmonë mbaj mend se ti ke brenda teje forcën , durimin dhe pasionin për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën ”. Harriet Tubman , humanist amerikan.   “ Njerëzit e mirë e të drejtë u ngjajnë pemëve të mëdha , që lëshojnë hije për të tjerët , ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit .”   “ Për hatër të luleve , njeriu ujit baltën ”.   “ Asnjëherë mos e vendos “ çelësin ” e lumturisë tënde në xhepin e dikujt tjetër …!”.   “ S’ka rëndësi ajo që thua apo nuk thua , rëndësi kanë ndjenjat ”. George Orwell, shkrimtar anglez .   “ Kupton që ke lexuar një libër të mirë , atëherë kur mbaron së lexuari faqen e fundit dhe të duket sikur ke humbur një mik”.   “ Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim , por është edhe e vërtetë se nuk e dimë...