20 Fakte për Zvicrën që do të ju befasojnë Faktoman 1. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene. 2. Ju nuk do të jeni kurrë më larg se 10 milje nga një liqen 3. 3.60% e elektricitetit të Zvicrës prodhohet nga hidrocentralet. 4. 70% e Zvicrës është e mbuluar me male. 5. Relievi i saj sillet nga 195 metra mbi nivel të detit në Ascona e deri në 4632 metra mbi nivel të detit në majën ‘Dufour’. 6. Këto dy pika janë vetëm 43 milje larg njëra tjetrës. 7. Hekurudhat e Zvicrës shtrihen në 3,100 milje. 8. Zviceranët janë të dytit pas japonezëve në varësinë nga trenat. 9. Gjithsesi nuk mund të ktheheni djathtas në dritën e kuqe të semaforit. 10. Nëse vozitni veturë, do të befasoheni se ekonomia për derivate matet me sasi për distancë (litra për kilometër), ndërsa në SHBA matet me distancë për sasi (kilometër për litër). 11. Sipas ligjit duhet të bleni stiker të sigurimit që mund ta vozitni biçikletën...
Posts
Showing posts from February, 2017
- Get link
- X
- Other Apps
Bëhu gjilpërë, jo gërshërë Gjyshi rrobaqepës, deshi t’i japë një mësim nipçes së tij nopran dhe harakat, sipas mënyrës së tij tradicionale. Kështu, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, pra duke prerë e qepur një veshje, gjyshi mori gërshërët dhe e ndau pëlhurën në disa copa të vogla. Pasi përfundoi me prerjen, ai i hodhi gërshërët e shtrenjta përtokë, pranë këmbëve! Nipçja i tij i vërente gjithë kuriozitet lëvizjet e gjyshit. Mandej, gjyshi mori gjilpërën dhe filloi të qepë dhe bashkojë copat e prera të pëlhurës, derisa në fund doli një veshje e bukur. Pastaj, qetë-qetë hoqi kapelën e tij dhe brenda saj nguli gjilpërën. Këtu, nipçja i tij nuk duroi dot më dhe menjëherë ndërhyri duke e pyetur: “Gjyshi! Gërshërët që janë të shtrenjta i hodhe përtokë pranë këmbëve, kurse gjilpërën që pothuajse nuk vlen fare, e vendose tek kapela jote mbi kokë!” Pa e prishur terezinë, gjyshi iu përgjigj: “O bir i gjyshit! Gërshërët janë ato që e ndanë pëlhurën e madhe dhe e copëtuan në pjes të vogla...
- Get link
- X
- Other Apps
Gomari i Damaskut Në vitin 1898, perandori gjerman vizitoi Damaskun. I gjithë qyteti doli në pritje të perandorit dhe i uroi mirëseardhjen në mënyrë madhështore. Gjatë pritjes dhe teksa po hynin në portën e zbukuruar të kalasë, perandoreshës i ndalen sytë tek një gomar i bardhë dhe i bukur. Ajo u ndal dhe i kërkoi guvernatorit të Shamit – Levantit (Mustafa Asim Pasha) që t’ia blejë atë gomar dhe t’ia sjellë, pasi dëshiron ta marrë me vete në Berlin, si kujtim nga vizita në Damask. Pasi delegacioni gjerman u akomodua në ambientet e pallatit të miqve, guvernatori i çoi fjalë të zotit të gomarit, i cili u gjet dhe u paraqit menjëherë para guvernatorit. Mustafa Pasha i tregoi mbi dëshirën e perandores gjermane për t’ia blerë gomarin, prandaj dhe i kërkoi t’ia dhurojë, por i zoti i gomarit refuzoi. Guvernatori u mërzit nga refuzimi, prandaj dhe i tha:”Mirë, atëherë do ta blejmë gomarin tënd! Na thuaj sa kërkon!” Por sërish i zoti i gomarit refuzoi. “Nuk e shes gomarin” i tha ai binds...
Lumturia nuk ka çmim
- Get link
- X
- Other Apps
“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, është një parim shumë i mençur…sigurisht, për të jetuar qetësisht është e nevojshme të keni një minimum të sigurisë dhe të mos keni shqetësime për të nesërmen, sepse është e vështirë të jeni të lumtur në qoftë se ju do të jetoni nën vijën e varfërisë. Por nëse flasim për ata të cilët i kanë përmbushur të gjitha nevojat e tyre themelore, është e qartë se gëzimi i jetës nuk është në proporcion të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare, numrin e makinave apo ekranet plazma… A nuk është tani rasti të ndaloni së besuari reklamave që “bërtasin me zë të lartë” që vetëm nëse arrini të bëni pasuri ju mund të gjeni lumturi absolute? Kush dëshiron shumë, nuk merr asgjë! Ideja që pasuria është një burim lumturie është sfiduar qysh nga kohët e lashta, por sigurisht aspiratat tona dhe mënyra jonë e jetesës nuk duhet të vihen në diskutim. Një psikolog amerikan ka demonstruar që modeli i ofruar nga shoqëria jonë na bën të pakënaqur. Me pak fjalë, personat të c...