II. FUNKSIONI SOCIALPSIKOLOGJIK I FESË
II. FUNKSIONI SOCIALPSIKOLOGJIK I FESË Psikoanaliza është psikologjia e prirjeve dhe e impulseve, Ajo e sheh dhe e shqyrton sj elljen si të kushtëzuar dhe të përcaktuar nga pritj et emocionale, të cilat ajo i interpreton si një rrymë impulsesh të rrënjosura në fiziologji, që nuk mund të vrojtohen drejtpërsëdrejti. Mbështetur në krahasimin e pranuar për urinë dhe dashurinë, Frojdi në flllim bënte dallim midis prhjeve të egos ose të mbijetesës dhe pritjeve seksuale. Për shkak të karakterit libidos të kërkesave të egos për ekzistencë si dhe nga rëndësia e veçantë e prilj eve shkatërrruese në aparatin psikik të njeriut, Frojdi propozoi një ndarje të re për ata që studioheshin në grupe, duke mbajtur parasysh kontrastin ndërmjet prirj eve për të ruajtur jetën dhe priljeve shkatërruese e asgjësuese. Nuk shohim ndonjë domosdoshmëri që ta shqyrtojmë këtu këtë klasifikim. E rëndësishme për ne është që aty pranohen cilësi të përcaktuara të dëshirës seksuale, që e dallojnë atë ...