Posts

Showing posts from January, 2018

50 Anekdota të ndryshme

Image

Thenie te ndryshme lexoi: H.Baliu

Image

Lumturia është këtu...

Image
Ky është një nga mësimet më të mëdha, dhe ndoshta më sfidues të lumturisë që të gjithë duhet të mësojmë: se është në fuqinë tonë të ndiejmë lumturinë në çdo moment të çdo dite. Shpesh, lidhim lumturinë me sukseset ose arritjet tona. Sigurisht, ju do të ndjeni një ndjenjë të pabesueshme arritjesh kur të merrnijatë që dëshironi. Do të ndiheni të habitur kur të hyni në shtëpinë tuaj të re. Do të jesh plot dashuri ditën kur martohesh me të dashurin tënd. Por, asnjë nga këto ndjenja nuk do të zgjasë shumë. Po, të gjitha këto ngjarje do t'ju bëjnë të ndiheni të lumtur për momentin dhe për pak kohë pas Megjithatë, para se ta dini, përshtateni me situatën tuaj të re dhe ktheheni në gjendjen tuaj të zakonshme. Kjo është arsyeja pse është shomë e rëndësishme që të mësoni të ndikoni në gjendjen shpirtërore dhe mendjen tuaj, pavarësisht se çfarë po, ndodh. Është kjo aftësia për të qenë në gjendje të vëreni lumtunne dhe të krijoni momente të saj që të çon në një jetë të kënaqshme në afat...

Egoizmi

Image
Egoizmi është dashuria për veten dhe për çdo gjë në funksion të vetvetes; i bën njerëzit idhuj të vetvetes dhe do t’i bënte tiranë të të tjerëve nëse fati do t’u jepte mjetet për këtë gjë; nuk qëndron aspak jashtë vetvetes dhe ulet sapak mbi të huajt vetëm për të shkëputur prej tyre, ashtu si bletët nga lulet, aq sa i duhet. Asgjë nuk është më e vrullshme se dëshirat e tij, asgjë më e fshehtë sesa qëllimet e tij, asgjë më dinake se sjellja e tij; dinalëritë e tij nuk mund të përshkruhen, shndërrimet e tij i kapërcejnë ato të metamorfozave, truket e tij ato të kimisë. Nuk mund të vëzhgosh thellësinë as të depërtosh hijet e honeve të veta ku, jashtë rrezikut të vështrimeve më depërtuese, kryen mijëra dredhi të pandjera. Shpesh është i padukshëm edhe prej vetvetes, sajon, ushqen e rrit, pa e ditur, një numër të madh dashurish e urrejtjesh, disa herë aq monstruoze saqë, kur dalin në dritë, nuk i njeh; ose nuk gen guximin t’i pranojë. Nga kjo natë që e fsheh lindin bindje qesharake ...

Aristoteli -Thënie

Image
“Është shenjë e një mendje të edukuar aftësia për tu argëtuar me një ide, pa e pranuar atë.” “Shpresa është një ëndërr e zgjuar.” “Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është edukim i plotë.” “Përsosmëria kurrë nuk është aksidentale. Ajo gjithmonë është rezultat i synimit të lartë, përpjekjeve të sinqerta dhe veprimit inteligjent; ajo e përfaqëson zgjedhjen e mençur mes shumë alternativave – zgjedhja, e jo shansi, e përcaktojnë fatin tuaj.” “Do të jetë vërtetë i lirë ai që e ka mposhtur frikën e tij.” – Aristoteli

Thënie motivuese

Image
“Jetët tona fillojnë të mbarojnë ditën kur ne bëheni të heshtur për gjërat që kanë rëndësi.” – Martin Luther King Jr. “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, e bëjnë të pashmangshëm revolcionin e dhunshëm.” – John F. Kennedy “Sa më lartë që ngjitemi aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë.” – Friedrich Nietzsche “Mos ke frikë nga armiqt që të sulmojnë. Ke frikë nga miqt që të lajkatojnë.” –  Dale Carnegie “Ekziston një mësim i madh tek “E bukura dhe Bisha”: një gjë fillimisht duhet ta dashuroni nëse dëshioni ta bëni të aftë për të dashuruar.” – G.K. Chesterton “Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë, madje as problemet tona.” – Charlie Chaplin “Një i mençur mund të mësoj nga një pytje idiote më shumë se sa që mund të mësoj një idiot nga një përgjigje e mençur.” – Bruce Lee “Mënyrë më e mirë për t’i realizuar ëndërrat është të zgjoheni.” – Muhammad Ali “Vështirësitë e forcojnë mendjen ashtu siç e forcon puna trupin.” – Seneca ...

Sigmund Freud

Image
“Ne jemi të kërcënuar me vuajtje nga tre drejtime: nga trupi ynë, i cili është i destinuar të kalbet; nga bota e jashtme e cila mund të tërbohet kundër nesh me forca shkatërruese të pakalueshme dhe të pamëshirshme; dhe në fund, nga marrdhënia jonë me një njeri tjetër… ky burim i fundit është ndoshta më lënduesi nga gjithë të tjerët.” “Jeta e përbashkët e qënieve njerëzore mbështet mbi dy themele kryesore: detyrimi për të punuar, i cili është krijuar nga nevoja të jashtme, dhe nga forca e dashurisë.” “Një grua duhet ta zbusë por jo ta dobësoj një mashkull.” – Sigmund Freud

Osho shpjegon se si jeta është frut i një shakaje kozmike

Fruti i të qeshurave tona buron nga ajo që kemi brenda. Të qeshim për gjithçka. Qeshim me talljen e madhe të botës. Qeshim me përpjekjet tona, udhëtimet e gjatë, pelegrinazhet për diçka që kemi humbur. Mendimi im është se nuk ka asgjë më të çmuar se sa të qeshurat. Vetëm të qeshurat ka një efekt totalizues mbi ju, në gjithë të tjerat jeni të pjesshëm, madje edhe kur bëni dashuri. Kur qeshni spontanisht, gjithë jeta juaj vibron në një melodi të vetme, duke u vendosur në harmoni me botën. Të qeshurat qetësojnë. E qeshura ju ul me këmbë në tokë, ju braktis në idetë tuaja “budallaqe” të të qënit superior ndaj të tjerëve. E qeshura ju bën të shihni botën, ashtu siç është me të vërtetë. Bota është një lojë, një shaka dhe ju kurrë nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni misterin mbi të cilin mbështetet forca e saj. Të gjithë e marrin seriozisht veten dhe të tjerët. Kjo është mënyra që egoja përdor për të ekzistuar. Filloni të jeni më të gjallë dhe do ta shihni egon tuaj të zhduket. M...