Posts

Showing posts from June, 2016

Hipoteza e ndikimit të shprehjes së fytyrës. Shprehjet e fytyrës shkak i një përvoje emocionale.

  Sipas kësaj hipoteze shprehjet e fytyrës jo vetëm që reflektojnë përvojën emocionale, por janë të rëndësishme për të përcaktuar se si e përjetojmë dhe etiketojmë emocionin.Siç thotë një aktore e njohur amerikane, Susan Greenlee, ka mundësi që duke veshur një shprehje fytyre të veçantë në një kohë të caktuar, kjo mund të shkaktojë që ne të përjetojmë një emocion që përputhet me shprehjen.Për shembull, ndikimi i muskujve të fytyrës të vënë në lëvizje në një shprehje trishtimi, mund të krijojë një emocion trishtimi. Ka edhe një version më të fortë për këtë. Është e pranueshme që një shprehje fytyre e përshtatshme mund të jetë e nevojshme që një eksperiencë emocionale të përjetohet dhe pa këtë shprehje s’do të ketë eksperiencë emocionale. Një tjetër formë argumentimi sugjeron që edhe në qoftë se s’ka stimul të aftë që të evokojë që një emocion i dhënë është i pranishëm, adoptimi i shprehjes së fytyrës që lidhet me një emocion specifik mund të jetë i mjaftueshëm për të krijuar një...

Neuroshkenca e konfirmon: Realitetin e krijon e pandergjegjshmja juaj

Image
   Konfirmim i pabesueshëm nga neuroshkenca, i asaj teorie që e hodhi dikur Zigmund Frojdi: që ai që ne besojmë se është realiteti objektiv, i cili na rrethon, në të vërtetë është i formuar prej të pandërgjegjshmes sonë. David Eagleman, i cili shkruajti dhe filmoi një dokumentar të OBS në vitin 2015, mbi “kozmosin tonë të brendshëm”, shpjegon: “Neuroshkenca është zhvendosur pak nga drejtimi që po shkonte Frojdi, sa i përket interpretimit të faktit, nëse mendja juaj e pandërgjegjshme dërgon sinjale të fshehur e kështu me radhë. Por ideja që një sasi kaq e madhe gjërash ndodh mu aty, kjo pjesë ishte e saktë dhe Frojdi e kish gjetur. Dhe ai jetoi përpara lulëzimit të neuroshkencës moderne, kështu që mundi ta kuptojë këtë vetëm përmes vëzhgimit së jashtmi të mënyrës si vepronin njerëzit. Sot, ne jemi në gjendje që të shohim brenda kokës së njerëzve teksa ata bëjnë detyra, teksa marrin vendime, perceptojnë botën. Jemi në gjendje t’i shkojmë shumë më thellë të kuptua...

Një app që ndihmon prindërit dhe fëmijët

Image
Aplikacioni më i mirë i kontrollit prindëror për Smartphones dhe Tablets. Me programin e sigurisë prindërore “SwitchOff” fëmija juaj ka veten nën kontroll dhe ju si prind në bashkpunim me fëmijën tuaj mund t`i përcaktoni se cilat Ap-s dhe në cilën kohë mund të përdoren. Aplikacioni është krijuar nga dy shqiptarë të Zvicrës Qoftë në shtëpi, në shtrat, duke pritur autobusin ose para shkollës – në shumicën e rasteve ata janë kudo me Smartphone. Gama e aplikacioneve për fëmijët dhe të vegjël për Telefonat e mençur është pothuajse e pakontrollueshme! Një multimedia e të gjithave në një aparat që fusim në xhep. Kombinim në një pajisje të vetme me qasje si: internet, muzikë, video, aparat fotografik, dhe shumë mundësi të tjera. Megjithatë, është gjithashtu një aksesor i shprehjes së rritjes së fëmijës dhe shenjë e dukshme e përkatësisë në grupmoshën e vet. Prandaj, dëshira e shumë fëmijëve dhe të rinjve është sot, sikur kurrë më parë për të pasur një smartphone. Varësia nga Smartphone –...

Personazhi i “Rain Man”: Një Google “i gjallë”

Historitë e pabesueshme që kanë hapur “kutinë e zezë” të mendjes 1. Sindroma e Savant Rasti: Kimi lind në 11 nëntor të vitit 1951. Koka e tij është afro 30 përqind më e madhe se sa normalja dhe sytë i lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kur mbush nëntë muaj diagnostikohet me një “vonesë mendore”, por në moshën 3 vjeç, Kim di tashmë të lexojë. Shumë shpejt, kjo bëhet veprimtaria kryesore e jetës së tij: lexon 8 deri 9 libra në ditë (me një ritëm prej 2 faqes në 15 sekonda), duke mbajtur mend në mënyrë të përsosur përmbajtjen. Për shkak të kujtesës së pabesueshme, i vënë nofkën Kim-puter. Megjithatë, aftësitë e tij në marrëdhënie mbeten të kufizuara dhe nuk do të mësojë kurrë të vishet vetë. Shpjegimi Kim (që vdiq në vitin 2009) është savant-i më i famshëm në botë. Pas kryerjes së rezonancës manjetike rezultoi që kishte një tru unik: dy hemisferat nuk ishin të ndara prej një shtrese fibrash, si tek personat e tjerë. Savant-ët kanë një apo më shumë aftësi konjitive të ...

Po nëse …nuk do të ekzistonte Hëna

Image
Për astronomët, Hëna është një trup qiellor gri, me diametër 3475 km (27 përqind e Tokës), që sillet në një orbitë minimale 363104 km dhe maksimale 405.696 km. Por është tejet thjeshtëzues të mendohet vetëm kështu… Po të mos ishte Hëna, Toka do të ishte më pak mikpritëse (stinët do qenë të paqëndrueshme), por, edhe pse njeriu do të arrinte t’i mbijetonte zhdukjes së satelitit tonë, kulturën jonë do të qe e ndryshme. Nga kalendarët tek kohëzgjatja e ditës, çdo gjë do të ndryshonte. Nuk do të kishte më kryevepra romantike, që e kanë bërë një ikonë satelitin tonë. Dhe madje edhe fetë do të qenë ndryshe, pasi shumë e kanë prejardhjen nga kultet e lashta të lidhura me Hënën. Violinistë dhe koralet Për shumë kafshë do të ishte edhe më keq:për shembull gaforrja violiniste (Uca annulipes), e cila jeton në zonat tropikale, nuk do të mund të çiftohej në mungesë të netëve të Hënës së re. Dhe barrier e madhe koralore në Australi nuk do të ekzistonte: për t’u riprodhuar të gjithë së bashku, kë...

Teoria e Darvinit thotë që personat e sjellshëm janë humbës?

Teoria e evolucionit e Darvinit shpesh herë përmblidhet me terma si “mbijetesa e më të fortit”, sipas të cilëve disa gjene “egoistë” favorizojnë organizmat e këqinj në vend të atyre të mirë. Megjithatë në realitet shumë organizma – përfshirë ata të qenieve njerëzore – mund të mbijetojnë lehtësisht nëse bashkëpunojnë dhe janë altruistë. Disa biologë e kanë studiuar këtë fakt, në dukje ilogjik, falë simulimeve të kompjuterizuar, që krijojnë grupe virtualë organizmash në gjendje të shfrytëzojnë strategji të ndryshme bashkëpunuese. Pasi këta grupe janë shumëfishuar për mijëra breza sipas ligjeve të “luftës darviniane”, biologët kanë vërejtur nivelin e përparimit të bërë. Rezultatet konfirmojnë që është më e mundur që organizmat bashkëpunues të mbijetojnë, se sa ata egoistë, por vetëm nëse përftojnë edhe disa karakteristika të tjera. Për shembull, duhet të jenë edhe të gatshëm të besojnë tek të tjerët, edhe të falin në raste të caktuar, por në të njëjtën kohë duhet të jenë edhe të gatshëm...

Truri: Qëllimi fshihet tek akti

Image
Ekzistojnë shumë mënyra për të mbyllur një derë, dhe nëse goditja që i japim është e fortë dhe e thatë, dikush mund të kuptojë se diçka na ka inatosur. Në fakt ndonjëherë, është e mjaftueshme të vëzhgosh se si një person kryen një veprim, për të patur të qartë humorin e tij (mund të zbulohet nëse ai është e qetë apo i zemëruar, i mërzitur apo i dashur). Dhe kjo ndodh për shkak se truri ynë di si të deshifrojë të ashtuquajturat format e gjallërisë, pra mënyrën në të cilën kryhet një gjest. Gjendja e brendshme Format e gjallërisë, aspekti i komunikimit i shqyrtuar nga psikiatri amerikan Daniel Shtern (1934 – 2012), paraqesin në fakt shprehjen dinamike dhe të dukshme të gjendjes tonë të brendshme. Duke analizuar 4 përbërësit e veprimeve tona, pra kohën, forcën, hapësirën dhe drejtimin, vëzhguesi kupton gjendjen mendore të atij që e kryen atë. Sipas studimeve më të fundit të kryera nga ekipi i Xhejms Rizolatit dhe Vitorio Galezes, zbuluesit e neuroneve-pasqyrë, ekziston një qark i veç...

Urgjentisht bëni këto 7 gjëra për të shmangur Kancerin dhe për të qenë të lumtur

  Gjumi Duhet të ngadalësoni dhe të kujdeseni për gjumin, pasi që pushimi i trupit e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Bëni të paktën katër orë gjumë çdo ditë, transmeton Telegrafi. Ushtrimet fizike Trupat tanë janë ndërtuar për të qenë në lëvizje, prandaj ushtrimet e rregullta fizike e përmirësojnë shëndetin, pamjen fizike dhe na mbushin me energji. Krijoni kujtime Mos shpenzoni kohë duke blerë gjëra të cilat nuk do t’ju lumturojnë për një kohë të gjatë. Shmangni ushqimin e keq Fokusohuni në ushqimet e “vërteta” për të përmirësuar shëndetin. Kësisoj, ju nuk do t’i ndjeni efektet e tmerrshme anësore të ushqimit të dobët, ndërsa ushqimi i mirë do t’ju mundësoj ta mirëmbani shëndetin. Kujdesuni për shëndetin tuaj oral Shumë sëmundje shfaqen si shkak i higjienës si dobët orale, prandaj zgjidhni të gjitha problemet orale që i keni për t’i parandaluar sëmundjet. Mos harroni t’i pastroni dhëmbët të paktën dy herë në ditë. Udhëtoni Ju mund t’i vizitoni të gjitha...

Përse shfaqet vetprezantimi?

Të gjithë e pranojmë se politikani që mban një fjalim dhe aktori që luan një rol përpiqen të projektojnë një farë imazhi tek audienca. Goffman shkon më tej duke vënë në dukje se ka nga pak teatër në të gjitha situatat sociale. Një burrë që pret autobusin dhe që dëshiron që të tjerët ta dinë se po bën këtë dhe nuk po sorollatet kot, sheh vazhdimisht i shqetësuar rrugën nga pritet të vijë autobusi. Një grua që po kthehet nga puna dhe ka harruar diçka në zyrë, kërcet gishtat, i bie kokës me gishtin e mesit apo atë tregues dhe vetëm pas kësaj kthehet mbrapsht për të marrë atë që ka harruar. Një student i krijon vetes një pamje intelektuali duke përdorur fraza elegante kur i përgjigjet pedagogut. Edhe në këta shembuj të thjeshtë, njerëzit përdorin menaxhimin e impresioneve për të ndikuar perceptimin e të tjerëve. Cilat janë arsyet e vetprezantimit? Në disa raste ne përdorim vetprezantimin strategjik: ne me qëllim përpiqemi të krijojmë dhe kontrollojmë perceptimin e të tjerëve. Një njeri q...

Vetprezantimi apo vetparaqitja

I gjithë ky informacion për veten për të cilin folëm deri tani duhet t’i komunikohet patjetër të tjerëve. Ndërkohë që ne jemi mjaft të familjarizuar me tiparet apo veçoritë tona, të tjerët mundet të kapin vetëm porcione të vogla ose rastësore të vetes sonë “të vërtetë”. Për këtë arsye, ne vazhdimisht në mjediset sociale kërkojmë të vetprezantohemi. Vetprezantimi është shfaqja e sjelljeve sociale që krijon, ruan dhe përpunon apo rafinon përshtypjen e të tjereve per ne. Koncepti i'vetprezantimit apo i vetparaqitjes, i njohur edhe si menaxhimi i përshtypjeve është studiuar nga mjaft autorë por veçanërisht me vlerë dhe influencë kanë qenë punimet e antropologut Ewing Goffman. Sipas tij, jeta sociale i ngjet një serie shfaqjesh teatrale. Ndërvepruesit luajnë role të caktuara, ata duhet të përpiqen të ruajnë identitetin e tyre social nëpërmjet një vetprezantimi kompetent dhe duhet të ndihmojnë ndërvepruesit (aktorët) e tjerë të ruajnë identitetin e tyre gjithashtu. Megjithatë, ndërkohë ...

Stabiliteti ( qëndrushmëria ) e atribuimeve për veten.

Njerëzit kanë shembuj të qëndrueshëm nga jeta e tyre lidhur me faktin se cilin faktor përdorin rëndom për të shpjeguar rezultatet e tyre. Disasyresh ia atribuojnë suksesin shkaqeve të brendshme ndërsa të tjerët shkaqeve të jashtme. Mbi të gjitha, llojet e atribuimeve të njerëzve ndikojnë preferencën e tyre për llojin e detyrës. Ata studentë që ia atribuojnë rezultatin aftësisë, preferojnë detyra ku për të arritur suksesin është e nevojshme kompetenca e aftësia, kurse ata që ia atribuojnë rezultatin faktorëve të jashtëm, si fati, preferojnë detyra ku shansi luan rol të madh (Maehr-1979). Kështu del se studentët e dhënë pas detyrave që kërkojnë aftësi ka më fort të ngjarë të dalin më mirë në këto lloj detyrash, meqenëse kanë praktikë dhe motivim më të madh për to. Ata që bazohen më shumë te fati, dalin më keq në dem 'a të llojit që duan aftësi, meqenëse kanë më pak praktikë e motivim.  Veç ndryshimeve midis individëve, në faktin se si ia atribuojnë shkakësinë situatave të lidhura m...

Vetqëndrueshmëria.

Ne kemi parë që vetja orientohet në drejtime të ndryshme e nxitur nga qëllime nga më të ndryshmet. Ndërkohë që shprehja “Njih vetveten” e nxit njeriun të kërkojë diagnostikim, shprehja tjetër “Duaje veten” inkurajon vetzmadhimin. Një tjetër drejtim do të ishte ai i nxitur nga qëllimi për të verifikuar vetkonceptin, ato që dimë për veten. Në këtë rast ne nuk dëshirojmë të zbulojmë diçka të re, madje as diçka të mirë rreth vetes. Në vend të kësaj dëshirojmë të arrijmë në përfundimin që mirë apo keq,“ ne e njihnim atë mjaft mirë. ” Në këtë rast kërkojmë vetqëndmeshmërinë. Ashtu si historiani që riinterpreton “faktet” për të konfirmuar një teori të preferuar, ne kërkojmë, përpunojmë dhe rikujtojmë informacion të tillë dhe në mënyrë që të konfirmojë konceptin tonë për veten. Për ta provuar këtë në një eksperiment, Subjekteve që e kategorizonin veten si të nënshtruar dhe atyre që e konsideronin veten të panënshtruar iu dhanë opinione dhe vlerësime mbi personalitetin e tyre. Informacioni që ...

Aspekte Sociale të komunikimit jo verbal dhe verbal

Image
Komunikimi është në zemër të ndërveprimit social. Një nga karakteristikat që i dallon qeniet njerëzme nga speciet e tjera është aftësia për të komunikuar në një nivel të strukturuar e simbolik nëpërmjet përdorimit të gjuhës. Por ka edhe një komunikim të një lloji tjetër veç atij gjuhësor si shprehjet e fytyrës, gjestet, toni i zërit etj. Në këtë kapitull do të shohim aspektet socialpsikologjike të komunikimit që konsistojnë në mënyrat se si individi u transmeton mesazhe të qëllimshme apo të paqëllimshme të tjerëve. Njerëzit komunikojnë ndjenjat, mendimet, qëndrimet e tyre me qëllim që të realizojnë aktivitete sociale dhe për rrjedhojë komunikimi është proces unik social që sjell pas shumë tema të diskutuara. Për shembull si procedojnë negociatat, si demonstrohet agresioni e zemërimi etj. Do të shohim të dy llojet e komunikimeve atë verbal (gjuha) dhe atë jo verbal. Komunikimi jo verbal: shfaqja e asaj që kemi ndërmend Që në veprat e hershme letrare nëpërmjet shprehjeve të tilla ...

Vetja ndër-personale.

Lind pyetja, a është vetprezantimi një formë pozitive apo negative e sjelljes sociale? Shumica e psikologëve mendojnë se nuk është as i mirë as i keq. Ndonëse përdoret edhe për të mashtruar të tjerët, ai është thelbësor për ndërveprimin social. Pa të ne do ta kishim të vështirë të formonim përshtypje për të tjerët. Gjithashtu nuk do të mund të formonim kurrë një identitet publik të vetes dhe as nuk do të zbusnim problemet që lindin herë-herë në raportet sociale. Kur i themi dikujt “më fal”, pasi përplasemi pa dashur, ne nuk përpiqemi të shpëtojmë veten nga ndonjë dënim i tmerrshëm që mund të marrim prej tij, por veçse nëpërmjet vetprezantimi, siç thotë Goffman, grasatojmë rrotat e ndërveprimit social. Vetprezantimet janë të lidhura me vetproceset e të tjerëve të diskutuara më sipër. Së pari, ashtu siç përpiqemi për saktësi kur mbledhim informacion për karakteristikat tona nëpërmjet krahasimit social dhe vetvlerësimit, ne gjithashtu përpiqemi për saktësi kur angazhohemi në një vetprez...

Hedhja poshtë e opinioneve apo vlerësimeve të të tjerëve.

Çfarë do të bënit nëse një i afërm do t’ju konsideronte tip të nënshtruar ndërkohë që ju e quani veten dominant? Ka pak mundësi që të thoni:” Mendoj se keni të drejtë. Unë duhet të jem i nënshtruar.” Në vend të kësaj ju do të përpiqeni të hidhni poshtë perceptimin e mikut tuaj, duke verifikuar ndërkaq pikëpamjen tuaj për veten (Swan 1984). Në një studim të këtij aspekti, subjektet që e perceptonin veten ose si dominantë ose si të nënshtruar u vunë të punonin me një partner për zgjidhjen e një detyre të thjeshtë. Aty nga mesi i seancës, partneri që ishte bashkëpunëtor i studiuesit, u dha subjekteve disa Opinione. Disave u tha:”Ju më dukeni i fuqishëm dhe dominant si tip.” Të tjerëve u tha:”Ju më dukeni tip i fuqishëm dhe dominant.” . Kur këto opinione nuk përputheshin me konceptin e subjekteve për veten, subjektet vepronin në një mënyrë që theksonte nënshtrimin ose dominancën e tyre, kur e ndjenin se i kishin vërtet këto tipare. Kështu kur atyre ,që e konsideronin veten dominantë u th...

Pranimi i informacionit për veten nga të tjerët.

Kur perdorim informacionin për veten që vjen nga të tjerët, ne përgjithësisht mbështete mi tek informacioni që vjen nga të tjerët e rëndësishëm për ne, si miq, anëtarë të familjes, të dashur, kolege apo bashkëmoshatarë, liderë etj., të cilët luajnë rol me rëndësi në jetën tonë (Hoelter 1984). Ndikimi i fuqishëm i këtyre të fundit te vetja jonë është vënë në dukje në një provë të kryer me studentë, të cilëve iu kërkua të kategorizonin veten në fillim të semestrit dhe 6 javë më vonë. Pas vetkategorizimit të parë, një mik dhe një i njohur i kategorizonin subjektet dy herë. Subjektet dhe miqtë e tyre nuk pajtoheshin krejtësisht, por mospërputhjet bëheshin më të vogla ndërkohë. Pas 6 javëve kategorizimet e subjekteve ishin më të ngjashme me ato fillestare të miqve sesa me të vetat. Subjektet prireshin t’i ndryshonin vetkategorizimet për t’u përputhur me ato të miqve, ndërkohë që miqtë nuk i modifikonin kategorizimet e tyre. Këto përfundime vlejnë vetëm për miqtë e quajtur të rëndësishëm d...

Shqiptaret e Ukraines - Ndjenja qe nuk vdesin kurre (Dokumentar)

Image

Me shqiptarët e Ukrainës !

Image

Mospërputhjet midis sjelljes dhe qëndrimeve

Një nga studimet më interesante i takon viteve 50. Richard Lapiere udhëtoi 10.000 milje nëpër Amerikë sëbashku me një çift kinez dhe vizitoi 250 hotele e restorante për tre muaj. Megjithë diskriminimin e theksuar të asaj kohe ndaj racës së verdhë, në të gjithë hotelet, me përjashtim të njërit, pronarët i pranuan kinezët në punë. Në letrat që u dërgoi po këtyre pronarëve më vonë me emra të tjerë, Lapiere i pyeste nëse do të pranonin të punësonin kinezë. U përgjigjën e 5000  pronarëve, nga të cilët 92% nuk pranonin dhe pjesa tjetër përgjigjej me “ndofta”. Ky ishte një shembull i qartë i mospërputhjes sjellje-qëndrim. Shpjegime të mundshme të shembullit Sipas disa autorëve, ndofta metoda e përdorur ka pasur disa të meta. Ata që u përgjigjën, a ishin po ata që takoi Lapiere? Apo ndofta janë përgjigjur të tjerë. Së dyti, mospërputhja sjellje-qëndrim ndofta nuk është e saktë edhe sepse s’është matur me saktësi sjellja. Siç dihet, konsumatori ka një sjellje dihotomike: blen ose nuk ...

Faktorët e personalitetit. Kush bindet më lehtë?

A ka njerëz që binden më lehtë se të tjerët për të ndryshuar qëndrim? Në fillim mendohej se ndikonin variable si seksi, inteligjenca, vetvlerësimi, etj. Por studimet nuk i përligjën. Për shembull, ndonëse mendohej që gratë ishin më të bindura se burrat, kjo nuk rezultoi e vërtetë nga eksperimentet dhe provat. Më me sukses dolën provat ku u studiuan karakteristikat e personalitetit në lidhje me variacionin e faktorëve që kishin të bënin me natyrën e mesazhit dhe argumentat. Kështu sipas Eagly dhe Warren (1976), njerëzit më inteligjentë i kuptojnë mesazhet kompleksë më mirë se ata që janë më pak inteligjentë dhe kështu binden më lehtë nga mesazhet kompleksë. Por, nga ana tjetër, s’duhet harruar se ata duhet të jenë më pak të bindshëm për shkak të cilësive kritike të të menduarit të tyre, kërkesës për qartësi, hyrjes në thellësi e detaje të problemit me anë të të menduarit etj. Nga studimi doli se kishte një lidhje të vogël pozitive inteligjencë-këmbim qëndrimi, kur mesazhi ishte komple...

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës

Image
    James Buchanan Duke Duket shumë e padëmshme, e bardhë, 8 centimetra e gjatë dhe më e hollë se sa gishti i një foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjë produkt tjetër. Kush i shpiku ato dhe sa përgjegjësi ka për vdekjet e panumërta që ka shkaktuar shpikja e tij? Një kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishte student në vitin 1919, klasa e tij u thirr të vëzhgonte autopsinë e trupit të dikujt që kishte vdekur nga kanceri në mushkëri. Në atë kohë, sëmundja ishte kaq e rrallë sa studentët mendonin se kishte shumë pak gjasa që t’i binte sërish rasti ta vëzhgonin nga afër. Por në vitin 2000, vlerësohej se 1,1 milionë njerëz po vdisnin çdo vit nga kjo sëmundje dhe 85 për qind e tyre qenë sëmurë nga një faktor i vetëm, duhani. “Cigarja është artefakti më vdekjeprurës në historinë e qytetërimit njerëzor”, thotë Robert Proctor i Universitetit të Stanfordit. “Besohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz përgjatë shekullit të 20”. Jordan Goodman, autori i...