Posts

Showing posts from May, 2017

Henry Miller

Image
Unë jam një egoist, por nuk jam vetiak. Ky është dallimi. Më duket se jam tip nevrik. Nuk mund të ndaloj së menduari për veten. Nuk është se e shoh veten shumë të rëndësishëm… unë thjeshtë nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, kjo është e gjitha. Nëse do të mund të bija në dashuri me një grua, kjo mund të më ndihmonte. Por nuk mund ta gjej një grua që më bënë përshtypje. Henry Miller, “Tropic of Cancer”

Bertrand Russell

Image
Që të kuptosh një kohë ose një komb duhet të kuptosh filozofinë e tij, dhe që të kuptosh filozofinë e tij duhet të jesh në njëfarë mënyre filozof. Këtu ekziston një lidhje reciproke: rrethanat e jetës së njerëzve veprojnë fuqishëm në determinimin e filozofisë së tyre, por, nga ana tjetër filozofia ndikon fuqishëm në determinimin e rrethanave të atyre njerëzve. – Bertrand Russell

Viktor Hygo

Image
“Madje edhe nata më e errët do të përfundojë dhe dielli do të lind.” “Njerëzit nuk kanë mungesë force, ata kanë mungesë vullneti”. “Ti që vuan nga dashuria, dashuro edhe më shumë. Të vdesësh nga dashuria do të thotë të jetosh prej saj.” “Diamantet gjenden vetëm në thellësit e errëta të tokës; të vërtetat gjenden vetëm në thellësit e mendjes”. “Besimi është i nevojshëm për njerëzit. Mjerë ai që nuk beson në asgjë”. – Viktor Hygo

Cilit seks i përket truri ynë?

Image
Cilit seks i përket truri ynë? Në vitet ‘70 ishte në modë që t‘u dhuroje kukulla djemve të vegjël dhe makina vajzave, në bazë të idesë se ndryshimet në sjelljen mes dy sekseve ishin rezultat i edukimit. Sot është e qartë që nuk është kështu. Që nga lindja meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm dhe preferojnë lodra të ndryshme. Koncepti se burrat dhe gratë janë "programuar" nga evolucioni pranohet kështu. Por debati mbi pyetjen se cilat diferenca janë biologjike dhe cilat ambientale dhe kulturore është akoma i ndezur. Vitin e kaluar, presidenti i Universitetit të Harvardit, Larry Summers, ndezi një debat (që e detyroi të japë dorëheqjen) kur avancoi hipotezën se janë kapacitetet e lindura që shpjegojnë se përse pak gra në krahasim nga burrat kanë pozicione të rëndësishme në inxhinieri ose fizikë. Sipas disa të tjerëve, kjo është një ide e papranueshme. Megjithatë, sot teknikat e ndryshme tregojnë se truri mashkullor dhe ai femëror, të paktën...

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

Çfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj Shkencëtarët nga Universiteti në Filadelfia kanë dëshmuar se karakteri i fëmijës formohet pas gjashtë muajve të parë të jetës, por nuk është i pandryshueshëm, sepse në të ndikojnë shumë faktorë. Para së gjithash, më rëndësi është mjedisi ku jeton fëmija. Në qoftë se ai është i pafavorshëm për zhvillimin e psikikës së fëmijës, me kalimin e kohës edhe fëmija më trim mund të bëhet i tërhequr dhe i frikësuar. Por po ashtu mjedisi i favorshëm edhe fëmijën më të turpshëm do ta bëjë supermen, transmeton Telegrafi. Prandaj, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijës tuaj që nga koha kur është shumë i vogël. Mos prisni të kalojë koha dhe vetëm atëherë të filloni t’i përmirësoni forma të caktuarat të sjelljes. Sigurisht që duhet theksuar se çfarëdo që të bëni, bëjeni ngadalë, lehtë dhe gradualisht. Përndryshe, fëmijët e tërhequr do të bëhen edhe më të tërhequr, ndërsa ata problematikë edhe më problematikë. Foshnja “varëse” Çfarë ...