Posts

Showing posts from September, 2015

thënie !

Sikur luanët të kishin mundësi ta shkruanin vetë historinë, ajo do të ishte ndryshe nga historia që kanë shkruar gjuetarët.
Çdo gabim është rast për të mësuar. Vetëm mos përsërit të njëjtat gabime gjithnjë nga fillimi – ajo veçse është kokëtrashësi. Por bëj sa më shumë që të mundesh gabime të reja – mos iu frikëso kësaj – kjo është e vetmja mënyrë që të mësosh. ................................................................................... Religjioziteti thjesht do të thotë shtytje për të përparuar, shtytje që nxit farën të shprehet gjer në mundësitë e veta ekstreme; që të shpërthejë në mijëra lule dhe ta lirojë aromën e cila ka qenë në të. Ajo aromë – është religjioziteti. .................................................................................. Çdo njeri është aq fatkeq saqë, një çast, provon të gjejë ndonjë arsye me të cilën do t’ia arsyetonte vetes se përse është fatkeq. Shoqëria na ofron strategji të mirë për këtë: Gjykimin.
Njeriu vërtet jo i dhunshëm është ai i cili nuk vret askënd dhe nuk e lëndon askënd, sepse ai është kundër vrasjeve dhe kundër lëndimeve. Por, po qe se dikush do të provojë ta lëndojë atë, ai edhe atëherë do të jetë kundër lëndimit. Po qe se dikush do të provojë ta vrasë, ai do të jetë kundër vrasjes: ai këtë nuk do të mund ta lejojë. Ai kurrë nuk do të shkaktojë kurrfarë dhune, por po qe se dhuna do të shkaktohet kundër tij, ai atëherë do të luftojë me dhëmbë e me thonj. Vetëm ashtu njerëzit jo të dhunshëm mund të mbeten të pavarur; në të kundërtën ata do të jenë robër, dhe skamnorë, dhe viktima të përhershme plaçkitësish.
      Është e qartë arsyeja se përse njerëzit flasin mbi të vërtetën, e mbesin të jetojnë në botën e gënjeshtrës. Në zemrat e tyre ekziston gjakimi i sinqertë për të vërtetën; ata turpërohen para vetvetes shkaku se nuk jetojnë në të vërtetën, por vetëm flasin mbi të. Por ato janë vetëm fjalë. Të jetosh në përputhje me të vërtetën është së tepërmi rrezik dhe ata i frikohen rrezikut. E njëjta vlen edhe kur liria është në pyetje. Çdo njeri e do të lirinë – së paku flet shumë për të – por askush realisht nuk është i lirë. Dhe askush vërtet nuk dëshiron të jetë i lirë, sepse liria bart me vete përgjegjësi; ajo nuk vjen vetëm. Nga ana tjetër, të jesh i varur është e thjeshtë; atëherë përgjegjësia nuk është tek ti, ajo është në personin prej të cilit je i varur. Kështu njerëzit krijojnë mënyrë skizofrenike të jetës. Ata flasin mbi të vërtetën, flasin mbi lirinë – kurse jetojnë në gënjeshtra, jetojnë n...

Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka

Shumë probleme tonat ekzistojnë shkaku se kurrë nuk merremi me to, shkaku se kurrë me sytë tanë nuk i vështrojmë ashtu siç vërtet janë.

Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka !

Ti kurrë nuk je krejtësisht i kënaqur me atë që je, as me atë që ta ofron realiteti, dhe shkaku i kësaj je i parehatuar. Kishe për të qenë më i kënaqur me vetveten po ta kuptoje natyrën tënde të vërtetë. Kjo është arsyeja pse nuk mund t’i zhvillosh të gjitha mundësitë e tua. Ti po provon të jesh ai që të tjerët po kërkojnë prej teje, por kjo nuk mundet me të kënaqë. Duke qenë se kjo është kështu, është e logjikshme të thuash: “Duhet të ekzistojë diçka më shumë se krejt kjo”. Mandej nisesh tutje dhe vështron botën rreth vetes. Por çfarë sheh? Sheh se njerëzit kryesisht po shfaqen me maskat në fytyrë të cilat qeshin, duke u dukur bajagi të lumtura, kurse të gjithë në të vërtetë shtirën se janë dikush tjetër. Ti gjithashtu shfaqesh me maskën tënde dhe ata mendojnë se je më i lumtur se ata; ti, megjithatë, mendon se ata janë më të lumtur se ti. Bari duket më i gjelbër në anën tjetër të rrethojës. Të tjerët shohin luadhin tënd dhe ai iu duket më i gjelbër se i tyri. ...

Meditimi

MEDITIMI "Meditimi është vetëdije për atë se nuk je mendje. Kur vetëdija depërton gjithnjë e më thellë e më thellë në ju, ngadalë, vijnë disa çaste – çaste qetsimi, çaste të hapësirës së pastër, çaste tejdukshmërie, kur në ju asgjë nuk pipëtin dhe kur çdo gjë është e qetsuar. Në ato çaste qetsimi keni për ta njohur veten dhe keni për ta njohur misterin e këtij ekzistimi." Osho

Qeshu vetëm atëherë kur për atë ndien nevojë !

QESHU VETËM ATËHERË KUR PËR ATË NDIEN NEVOJË Osho i dashur! Ndonjëherë kur qeshi e ndiej se këtë e bëj përkundër ndjenjave të mia. Atëherë vazhdoj të qesh, por shkaku i kësaj ndihem keq. Po, po... kjo është e mundur. Kjo është e mundur te shumë njerëz, sepse shoqëria në ty ka shkaktuar përçarje – në të gjithë. Shoqëria pret që ti të qeshësh edhe në momentet kur të qeshurit nuk është kurrsesi i mundur. Kjo është bërë një mani shoqërore. Disa njerëz aq shumë qeshin saqë nuk dinë më se a vjen ajo vërtet prej qenies së tyre apo jo. Ata thjesht vazhdojnë që formalisht të zgërdheshen dhe kështu e këpusin sinkronizimin me brendinë e tyre. Ndonjëherë ndihesh i palumtur, por buzëqeshja edhe më tej qëndron mbi fytyrën tënde. Kjo është sjellje turbulente, si të funksiononin në ty dy persona. Prandaj në kohën prej një muaji bëje një gjë: përpiqu që të jesh sa më i vetëdijshëm. Qeshu vetëm atëherë kur të ndiesh se ajo është nevojë jotja e vërtetë. Madje edhe po ta nd...
QESHU VETËM ATËHERË KUR PËR ATË NDIEN NEVOJË Osho i dashur! Ndonjëherë kur qeshi e ndiej se këtë e bëj përkundër ndjenjave të mia. Atëherë vazhdoj të qesh, por shkaku i kësaj ndihem keq. Po, po... kjo është e mundur. Kjo është e mundur te shumë njerëz, sepse shoqëria në ty ka shkaktuar përçarje – në të gjithë. Shoqëria pret që ti të qeshësh edhe në momentet kur të qeshurit nuk është kurrsesi i mundur. Kjo është bërë një mani shoqërore. Disa njerëz aq shumë qeshin saqë nuk dinë më se a vjen ajo vërtet prej qenies së tyre apo jo. Ata thjesht vazhdojnë që formalisht të zgërdheshen dhe kështu e këpusin sinkronizimin me brendinë e tyre. Ndonjëherë ndihesh i palumtur, por buzëqeshja edhe më tej qëndron mbi fytyrën tënde. Kjo është sjellje turbulente, si të funksiononin në ty dy persona. Prandaj në kohën prej një muaji bëje një gjë: përpiqu që të jesh sa më i vetëdijshëm. Qeshu vetëm atëherë kur të ndiesh se ajo është nevojë jotja e vërtetë. Madje...

OSHO

Ka qenë e shtunë mbrëma; cirku është bërë gati për tërheqje. Pronari i cirkut është ndalur në binë dhe i është drejtuar masës së tubuar të njerëzve. "Cirku ‘vëllezërit Dingling’ ia ofron pesë mijë dollarë atij që do t’i përmbushë këto kushte: ta detyrojë elefantin Zorba që të ulet; t’ia krehë jelen luanit Lea; dhe të bëjë dashuri me damën plakë." Nga prapavija e turmës ofrohet një bredharak, një tip i shkapërderdhur pijaneci duke thënë: "Unë e bëj këtë!" Ata pastaj e kanë hapur derën e kafazit dhe pijaneci ka hyrë brenda. I është ofruar elefantit dhe e ka goditur fuqishëm në vete. Elefanti është ulur duke u dridhur. Të pranishmit kanë brohoritur. Pastaj, ai ka hyrë në kafaz me luanin dhe ka lindur luftë e rreptë, kacafytje, palavitje; luani ka ulëritur, pijaneci ka klithur... kaos i vërtetë. Pas tridhjetë minutash ai ka dalë nga kafazi tërësisht i gërvishtur dhe i shkoqur. Luani ka mbetur përbrenda i shtrirë, duke marrë frymë me vështirësi. Pijaneci ...
Kësofarë njerëzish të dehur, kësofarë njerëzish të pavetëdijshëm kanë dominuar mbi tërë njerëzimin. Ka qenë ditë me shi. Dy të krisur kanë qenë në autobus. Kur autobusi është ndalur në semafor, njëri prej tyre ka shikuar për dritare dhe ka thënë: "Hej, Çarli, shikoje atë ujë! Dola unë për t’u larë!" Ai pastaj e ka hapur dritaren dhe ka kërcyer jashtë. Disa çaste më vonë miku i tij e ka dëgjuar klithmën: "Noto pak më tutje, Çarli, uji këtu është mjaft i cekët!"

George Fred Williams - SH Q I P T A R Ë T

George Fred Williams SH Q I P T A R Ë T Toka e Shqiptarëve Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë bregut Shqiptar jan...

Fjalët e Urta - Sami Frashëri

“FJALËT E URTA” SAMI FRASHËRI 1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra. 2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë. 3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij. 4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur. 5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët. 6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas. 7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato. 8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur. 9. Toka mund t’i ...

Një fukara,i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja !

Një fukara,i shiste një tregtari  çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.   Gruaja e tij, i jepte gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë.   Një ditë, tregtari dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit ishte vetëm 900 gram, pra mungonin 100 gramë të tjera. Kjo e bëri të xhindosej.   Të nesërmen, me të shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat: ”Nuk blej më gjalpë prej teje o mashtrues i dreqit.   Deri tani me ke shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.   Shumë i prekur nga ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha:   Në fakt, ne zotëri, nuk kemi peshore në shtëpi.   Gjalpin e peshojmë me një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj...

Doktori !

Një doktor hyri me nxitim ne spital pasi ishte telefonuar per nje urgjence ne spital. Ai shkoi direkt per tek dhoma e operimit, tek korridori gjeti te atin e djalit qe priste doktorin: " Pse tu desh kaq kohe te vije? Se di qe jeta e djalit tim eshte ne rrezik? TI nuk ke sens pergjegjsie?" Doktori buzeqeshi dhe i tha: - Me fal por nuk isha ne spital dhe erdha aq shpejt sa munda pasi me telefonuan dhe tani qetesohuni. -''Te qetesohem? Po sikur djali juaj te ishte tani ne dhomen e operimit? Do te ishit ju i qete? Djali juaj te vdiste tani cfare do te beje ti?!'' Doktori buzeqeshi dhe ju pergjigj: ''Sic thuhet nga dheu ne jemi te krijuar dhe ne dhe do kthehemi i bekuar qoft emri i Zotit.. Doktoret nuk mund te shpetojne jete. Shko dhe lutu per djalin tend ne do bejme me te miren me ndihmen e Zotit.'' "Te japesh keshilla kur nuk je i shqetesuar eshte kaq e lehte ''-mermeriti babai i djalit"   Operimi zgjati disa or...

Kuriozitete nga bota !

Kuriozitete nga anembane botes             i       · Mbiemri i vajz ë ris ë s ë n ë n ë s s ë Astronautit Buzz Aldrin , pilotit t ë Apollo 11, q ë ishte astronauti i dyt ë i cili ishte i dyti q ë shkeli k ë mb ë n e tij n ë H ë n ë pas Neil Armstrongut , ishte Moon ( H ë n ë). · Verdura m ë e lasht ë e njohur ë sht ë bizelja . · Q ë t ë arrij ë dikush t ë shoh ë Ylberin , duhet m ë par ë ti kthej ë shpin ë n Diellit . · Kafsh ë t mishngr ë n ë se nuk han ë kurr ë nj ë kafsh ë e cila ë sht ë goditur nga rrufeja . · Iguanat mund të vetëvriten. · Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve. · Një çerpik jeton rreth 5 muaj. · Uji që pimë ka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare. · Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador. · Milingonat nuk flenë kurrë. · Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2 javë. · Luleshtrydh...