Ja pse disa duhanpirës sëmuren me kancer e disa të tjerë jo Të gjithë duhanpirësit janë të vetëdijshëm se çdo cigare e ndezur shton rrezikun e kancerit të mushkërive, por shumë prej tyre, për fat të mirë, e përjetojnë një pleqëri të mirë. Si është e mundur? Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë pas një kohe të konsiderueshme të shkurtë që ata kanë kaluar si duhanpirës, raporton National Geographic. Shkencëtarët amerikanë janë interesuar që të kuptojnë se pse është kështu, prandaj kanë kryer një studim që ka gjetur se se gjenetika luan një rol të madh. Kjo do të thotë se ata besojnë se duhanpirësit të cilët jetojnë një kohë të gjatë kanë "gjene të jetës së gjatë" të veçanta të cilat ulin gjasat e zhvillimit të kancerit më shumë 11 për qind. Gjithashtu, në sajë të tyre, qelizat lehtë dhe shpejt ripërtërihen, ndërsa plakja dhe efektet e pirjes së duhanit ngadalësohen. Shifrat e publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, megjithatë, duh...
Posts
Showing posts from January, 2017
Shfletime historike,Pse dhe si u vra Isa Boletini...
- Get link
- X
- Other Apps
NJERIU MË I RREZIKSHËM PËR POLITIKËN PANSLLAVISTE Isa Boletini akuzohej për vdekje, sepse më 1908 do të angazhohej me financat e tij të shumta, që të mbahet Kuvendi i Ferizajt dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të punojmë për Shqipni, duke e realizuar profecinë e ambasadorit të Ingliterës Goshen më 1880 në Stamboll kur thotë se: “Duhet të themelohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar” PSE U VRA ISA BOLETINI Më 1935 KOS, Qeveria e Mbretërisë Jugosllave dhe Klubi Kulturor serb në themelim do të bëjnë një rekapitullim lidhur me personalitet shqiptare, se cili është më i rrezikshmi për interesat e Jugosllavisë (lexo Serbisë). Në atë rekapitullim prej 764 faqesh (Uput za likvidaciju kaçaçkih banid dhe Uput za likuidaciju alabnskih prvaka), del se Isa Boletini në dokumente gjatë viteve 1881-1916 apostrofohet jo më pak se 8012 herë. Në vendin e dytë, del se ishte për politikën pansllaviste më i rrezikshëm Hasan Prishtina, i clili përmendet në 7005 ...
Shprehjet filozofike që sot udhëheqin botën
- Get link
- X
- Other Apps
“Mendoj, pra ekzistoj” Dekarti e filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë se çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se “unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigjja e tij është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup. George Berkeley “Të jesh është të perceptosh”. “Nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, a bën zhurmë?” Si idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se “të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe një ketër, nuk ...
24 thënie që do t’iu bëjnë të besoni se mund të arrini gjithçka
- Get link
- X
- Other Apps
Shumë prej nesh mendojnë se ekzistojnë disa sekrete të mëdha për të patur sukses, apo se ai vjen nga të qenit me fat. Ky është një keqkuptim i madh! Ne mendojmë se ” kjo s’do të ndodhë kurrë mua” , ose “s’do të jem asnjëherë mjaftueshëm i mirë”.Më poshtë po paraqesim diçka që potencialisht mund të ndryshojë jetën tuaj. Suksesi kërkon dy gjëra , dhe ju i keni që të dyja nën kontroll:Pranimi dhe përqafimi i dështimit, dhe të punuarit fort. Lexoni 24 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju. 1. “E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins 2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin 3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni ecur ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habit...
Pse priremi të këmbëngulim, edhe kur jemi në “shteg të gabuar”?
- Get link
- X
- Other Apps
Herët a vonë kjo u ndodh të gjithëve. Vjen një kohë në jetë, kur e kuptojmë se duhet të ndryshojmë, duhet të marrim një tjetër drejtim, pasi ajo që kemi bërë deri tani thjesht nuk funksionon, apo na çon drejt një qorrsokaku. Por, të qënit të vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit është vetëm hapi i parë. Zakonisht, pas saj vjen një fazë në të cilën na kap ngërçi, ndihemi të bllokuar në vendimet e të kaluarës, dhe kuptojmë se egoja na çon sërish tek zakonet e këqija. Pa e kuptuar, fillojmë të këmbëngulim të ecim në drejtimin e gabuar, dhe natyrisht nuk do të shkojmë përpara, por prapa. Megjithatë, përpjekja që kemi bërë është aq e madhe sa që në fund do të lodhemi dhe mbetemi të pamotivuar, pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përgjigja është shumë e thjeshtë:jemi viktima të asaj që mund të quhet ”sindroma e këmbënguljes së gabuar”. Të këmbëngulësh në drejtimin e gabuar Përfytyrojeni periudhën e verës. Gjendeni të shtrirë në shtrat, në heshtje, dhe filloni të ndjeni të nxehtin mbytës....
Psikologjia e fantazmave: 4 shpjegime të mundshme shkencore
- Get link
- X
- Other Apps
1. Anomali të trurit Fantazmat kanë prirjen të shihen sikur ikin e vijnë me shpejtësi. Këta imazhe janë iluzione që prodhon truri, që mund të burojnë nga një gjë aq e thjeshtë sa edhe lodhja, thotë Joe Nickell, studiues në Komitetin për Kërkime Skeptike. “Eshtë një marifet i syrit”, sipas NIckell. “Syri kapsallitet, ose një insekt kalon atypari dhe kjo gjë shkakton menjëherë fryrjen e një imazhi mendor. Eshtë si një ekspozim i dyfishtë i kamerës për një moment të shkurtër”. 2. Helmim nga monoksidi i karbonit Mbështetësit e kësaj teorie flasin për një ngjarje të supozuar në vitin 1921. Familja, e pagëzuar si familja H në literaturën mjekësore, u zhvendos në një shtëpi të vjetër dhe filloi të dëgjojë orendi që lëviznin dhe zëra të cuditshëm. Por pas një investigimi, u zbulua që nga një sobë kishte rrjedhje të monoksidit të karbonit. Doktorët konkluduan se simptomat shkaktoheshin prej mungesës së oksigjenit. 3. Infratingujt në vitin 1998, lektori Vic Tandy nisi të vërejë ndodhi...
- Get link
- X
- Other Apps
Fakte interesante shkencore Vetën 10 përqind e të gjitha qenieve njerëzore të lindura në këtë botë, janë gjallë në këtë moment. Çdo vit më shumë se 1 milionë tërmete tronditin Tokën. Kur vullkani Krakatu në Indonezi shpërtheu në vitin 1883, forca e tij qe aq e madhe sa që zhurma që shkaktoi mund të dëgjohej deri 4.800 kilometra larg në Australi. Kokrra me e madhe e breshërit me e madhë në botë peshonte mbi 1 kg, dhe ka rënë në Bangladesh në vitin 1986. Çdo sekondë rreth 100 rrufe godasin Tokën. ADN-ja u zbulua fillimisht në vitin 1869 nga zvicerani Friedrih Mishler. Gjirafat flenë shpesh vetëm 20 minuta në çdo 24 orë. Ato mund të flenë maksimumi deri në 2 orë (me intervale dhe jo në një kohë), por kjo ndodh rrallë. Gjirafat nuk shtrihen kurrë përtokë. Pa shtresën e tij të mukusit, stomaku ynë do të treste veten. Një qelize të vetme gjaku i duhen rreth 60 sekonda për të bërë një xhiro të plotë në trupin e njeriut. Plagët e infektuara me krimba shërohet më shp...
Shkencëtarët rusë mbajtën 5 persona zgjuar për 30 ditë …Nuk pritej ajo që ndodhi…
- Get link
- X
- Other Apps
Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, zgjodhi pesë burrat që u konsideruan si armiq të shtetit për të marrë pjesë në një eksperiment që përfshiu privimin nga gjumi. Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eleminuar nevojën për gjumë të njerëzve. Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta. Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe krevate portativë. Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit.Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpërisnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rrjesht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij filloi gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e shoqëruan në çmendurinë e t...
- Get link
- X
- Other Apps
Déjà vu – si formohet në mendjen tonë? Teoritë e ndryshme mbi një ndjesi, që shumëkush e ka të njohur, por që është ende e vështirë të interpretohet Hapni një portë dhe për një moment, do ju pushtojë një ndjesi familjariteti: këtë vend e kam parë një herë, këtë situatë e kam përjetuar, ndoshta e kam ëndërruar. Eshtë deja vu, dhe e përjetojnë 60-80 përqind e njerëzve. Nga se shkaktohet? Origjina nuk është ende krejt e qartë, sepse studimi në laborator është praktikisht i pamundur (nuk vjen “me komandë”). Sidoqoftë, hipotezat janë në dy binarë kryësorë: njëri ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, tjetri me sistemin e ruajtjes së kujtimeve dhe marrëdhënien e tij me perceptimin e botës së jashtme. Qark i shkurtër Ndonjë tregues mbi shkaqet neurologjike të kësaj ndjesie vjen nga personat e prekur prej epilepsisë së lobit temporal, ajo pjesë e korteksit të secilës hemisferë të trurit, që luan një rol kyc në ruajtjen e kujtimeve afatgjatë. Pjesë të lobeve temporale janë ...
- Get link
- X
- Other Apps
Përse truri ynë është kaq i madh? Gjatë evolucionit, metabolizmi i qenieve njerëzore është bërë më i shpejtë në krahasim me atë të primatëve të tjerë, dhe kjo ka mundësuar që të kemi një tru me dimensione më të mëdha. E thotë një studim i botuar në Nature, në të cilin evidentohen edhe karakteristika të tjera të lidhura me shpejtësinë e metabolizmit njerëzor, pra një jetëgjatësi më e madhe, zorrë më të vogla dhe një më shumë dhjamë trupor. METABOLIZMI Të gjithë këto vecanti, kanë nënvizuar studiuesit, kanë nevojë për një sasi energjie shumë më të madhe krahasuar me atë që kërkojnë primatët e tjerë, e garantuar prej shpejtësisë më të madhe të metabolizmit të arritur falë evolucionit. Në konfirmim të kësaj hipoteze, shkencëtarët kanë matur konsumin total të energjisë (Tee – Total energy expenditure) të 141 personave dhe 56 ekzemplarëve të të gjithë speciefe të majmunëve antropomorfë, duke arritur gjithmonë vlera më të larta në qeniet njerëzore, shenjë e një niveli më të lart...
- Get link
- X
- Other Apps
Sindroma e mashtruesit: Pse disa njerëz mendojnë se nuk e meritojnë suksesin? A keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e mashtruesit? Është një fenomen psikologjik që në mënyrë paradoksale prek njerëzit më të zgjuar, dhe që mund të rrezikojë sukseset e ardhshme. Nëse e njihni, shmangeni “Sa më i madh potenciali, aq më e madhe do të jetë pasiguria juaj. Supozimi është çmimi i ngushëllimit për mediokrit” (Robert Hughes). A ju ka ndodhur ndonjëherë të arrini një objektiv, apo ndoshta një synim të rëndësishëm, dhe të vazhdoni ta zvogëloni apo akoma më keq ta cilësoni të parëndësishëm? Jemi duke folur për të gjitha ato raste kur keni arritur një sukses dhe keni menduar menjëherë:Ok, këtë herë me eci, shpresoj të mos e ketë vënë re njeri” “Jo, unë nuk e meritoj aspak”, “Sikur të tjerët ta dinin…” Ky qëndrim quhet ‘sindromi i mashtruesit’, dhe për ironi ata që e vuajnë më shpesh janë njerëzit që punojnë shumë dhe arrijnë rezultate të mira, por që fatkeqësisht nuk janë në gjen...
- Get link
- X
- Other Apps
2017 / Shkenca në shtatë ide Kurthet e mendjes për të na shkoklavitur në Internet. Pranimi i entropisë në epokën e kaosit. Kurioziteti negativ, strategji fituese. Vazhdimi i ndotjes do e vrasë planetin. Universi është i shumëfishtë dhe duhet zbuluar. Teoritë e Njutonit mbeten më eficientet. Përtej të vërtetës dhe të pavërtetës ka edhe një opsion të tretë Kurthet e mendjes për të na shkoklavitur në Internet Premtimi i madh i Internetit ishte që më shumë informacione do të na shpinin drejt vendimeve më të mirë. Zhgënjimi i madh është që në realitet, më shumë informacione sjellin më shumë mundësi për të konfirmuar besimet e gjithësecilit. Eshtë nj kurth konjitiv i “paragjykimit të konfirmimit”. Të ndërrosh mendje është një lodhje mendore, që instiktivisht përpiqemi ta shmangim. Mes mijëra burimesh, përzgjedhim ato që konfirmojnë paragjykimet tona. Mes dy versioneve, kujtojmë gjithmonë atë që na jep të drejtë. Pranimi i entropisë në epokën e kaosit Ligji i dytë i te...
Dhjetë gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë
- Get link
- X
- Other Apps
Dhjetë gjërat Nga Erik Barker Çfarë zakone, taktika dhe rutina përdorin njerëzit më të suksesshëm për të realizuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme? Një djalë donte ta dinte këtë. Prandaj ai foli me mbi 200 njerëz të suksesshëm të klasit botëror, për të mësuar prej tyre. Tim Feris është autor i bestsellerit “Katër orarëshi i punës në javë”. Libri i tij i ri titullohet “Mjetet e Titanëve:Taktikat, rutinat, dhe zakonet e miliarderëve, ikonave dhe performuesve të klasës punëtore? Pra nga t’ia fillojmë? Si thoni t’ia fillojmë me aktivitetin që kryejnë thuajse çdo fillim-dite këta lojtarë të klasit të parë? 1. Një ritual çdo mëngjes Ju zgjoheni në mëngjes, dhe bota tashmë është duke iu ulëritur. Kanë ardhur e-maile që ju pyesnin mbi çdo gjë nën këtë diell, fëmijët po bërtasin, dhe ka një mal me gjëra që nuk i keni kryer një ditë më pare, rrëndojnë ende mendjen tuaj. Dhe jeni ende në pizhama. Prandaj e fillojeni ditën duke reaguar. Nuk jeni duke ndjekur një plan për të p...