Mënyra më e sigurt për shkatërrimin e fatit bashkëshortor
Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës si kafshimi i kobrës…. Do t'ju dëshmojë se si e kundërshtimi dhe llomotitja e bashkëshortit mund ta shuajnë dashurinë me të afshtë do t'i marrë disa shembuj nga historia ,shembujt e Napoleonit III,Tolstoit dhe Abraham Linkolnit. Napoleoni III u martua,nga dashuria me aristokraten e bukur dhe të re spanjolle,me Evgjeninë.Në fillim dashuria lulëzonte,dhe dukej se asgjë nuk do të turbullojë fatin bashkëshortor të bashkshortëve të dashuruar.Evgjenia i kishte të gjitha ato që gruaja mund t'i dëshirojë:bukurinë,pasurinë dhe famën. Edhe pse perandori e adhuronte,ajo megjithatë vuante nga një dobësi e dëmshme:ishte jashtëzakonisht xheloze. Përherë e spiunonte,dyshonte dhe e mundonte me xhelozi.Shpesh ndërhynte në dhomën e tij të punës,e ndërprente në takimet e rëndësishme Shtetërore,vetëm,për shkak të dëshirës që ta...