18 ushqimet që ju japin energji Portokallet e kuq super antioksidantë Ekzistojnë disa lloj ushqimesh, që shërbejnë për të rikuperuar energji, pa patur frikën e shëndoshjes. Portokallet e kuqe siçiliane, furnizojnë trupin e njeriut me ujë dhe minerale, tejet të domosdoshme për prodhimin e energjisë (magnezit) dhe funksionimin e muskujve dhe nervave (kaliumi), me një sasi kalorish të papërfillshme (40 kalori/100 g). Ato janë një laborator kimik në miniatur, falë përmbajtjes së pasur me vitaminën C (50 mg) dhe antocianinat, molekula të veçanta të cilave i detyrohet ngjyra e kuqe e segmenteve që mbrojnë kundër sëmundjeve dhe akumulimit të yndyrës trupore:Antocianinat reduktojë faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, ulin presionin arterial, koleksterolin e “keq”, kufizojnë inflamacionet dhe rritin elasticitetin e enëve të gjakut”-shton Çinsia Ferraris, dietiste nga Pavia dhe bashkë-autore e blogut dietista-online.it. Manaferrat, energjia që vjen nga Tibeti...
Posts
Showing posts from March, 2017
- Get link
- X
- Other Apps
SEKS & SPIUNAZH / Mossadi “mundi” Hrushovin. Si e nxorri shërbimi i fshehtë izraelit, fjalimin sekret ku do të denonconte Stalinin Gjithçka ka filluar me një aferë dashurie. Viktor Grajevski ishte kryeredaktor në Polish News Agency (PAP), i ngarkuar me çështjet sovjetike dhe europianolindore. Në realitet ai ishte hebre dhe emri i tij i vërtetë ishte Viktor Shpilman. Por vite më parë ai i ishte bashkuar Partisë Komuniste dhe shokët e tij i kishin bërë me dije se me një mbiemër si Shpilman ai nuk do te shkonte larg. Kështu që ai e ndërroi në Grajevski, i cili tingëllonte polak. Kur Ushtria e Kuqe pushtoi Poloninë në Luftën e Dytë Botërore, ai ishte fëmijë. Familja e tij kish arritur që të shkonte në Rusi dhe mezi i shpëtoi holokaustit. Pas lufte, ata u kthyen në Poloni. Në 1949, prindërit e Viktorit dhe motra më e vogël e tij emigruan në Izrael. Por ai, një komunist i vendosur dhe i flaktë, qëndroi aty; admirues i Stalinit, ai ëndërronte që të krijonte një paraj...
Forca shëruese e mendimit pozitiv
- Get link
- X
- Other Apps
Çdo Qenie njerëzore është krijues i shëndetit apo sëmundjes së vet – Sivanda- Lidhja në mes Mendjes, Trupit dhe Shpirtit Lëvizja Epoka e Re(New Age)është një lëvizje shpirtërore jo religjioze perëndimore e cila u zhvillua ne vitet e fundit te shekullit të njëzete. Parimet kryesore përqendrohen rreth bazimit në të dy traditat shpirtërore dhe metafizike të Lindjes dhe Perëndimit si dhe në futjen e ndikimeve nga vet ndihma dhe psikologjia motivuese, shëndetësia e shenjtë, parapsikologjia, hulumtimet mbi vetëdijen dhe fizika quantike. Vetëdijesimi dhe Vet ndihma Me lindjen e Postmodernizmit ...
- Get link
- X
- Other Apps
Paragjykimet sociale Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve, formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhe...