Tërheqja, miqësia, dashuria.
Kjo fushë e psikologjisë sociale merret me mënyrat se si njerëzit formojnë marrëdhënie sociale të llojit të pëlqyeshmërisë, miqësisë apo dashurisë për njëri-tjetri . Ky është një problem i rëndësishëm për këdo pasi ai ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e individit. Përpara këtyre do të studiojmë nevojën për ndërveprim social dhe arsyen përse njerëzit duan të shoqërohen me njerëz të tjerë. Më pas do të shohim faktorët që ndikojnë në tërheqjen e ndërsjelltë, çfarë e shkakton tërheqjen midis individëve dhe dashurinë si më kuptimploten e më të fuqishmen e tërheqjeve reciproke. Nevoja për ndërveprim social. Natyra shpërblyese e pranisë së të tjerëve. Ndonëse ndërveprimi social është komponent i jetës së përditshme, njeriu mund të jetojë edhe vetëm për periudha të gjata, pa praninë e të tjerëve apo duke pasur pak lidhje me ta? Eremitët janë një shembull i tillë. Por pak nga ne kanë kënaqësi ta bëjnë këtë.Shprehja “kafshë sociale” për njeriun, ndonëse e ashpër është kuptimplote për sa i ta...