Posts

Showing posts from July, 2018

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre JO MË LARG SE DISA VJET MË PARË, vura re se sa shpesh i ndërprisja të tjerët dhe/ose përfundoja fjalitë e tyre. Pa kaluar shumë kohë, kuptova se sa i dëmshëm ishte ky ves, jo vetëm ndaj respektit dhe dashurisë që merr nga të tjerët, por, gjithashtu, edhe për energjinë e madhe që harxhohet duke u përpjekur të jesh brenda mendjes së dy personave njëkohësisht! Mendohu një moment për këtë. Kur e ndërpret di ... kë ndërsa flet, ose i përfundon ti fjalitë e atij/asaj, të duhet të mbash nën kontroll jo vetëm idetë e tua, por gjithashtu, edhe të personit që po e ndërpret. Kjo prirje (përgjithësisht haset tek njerëzit me axhendë të ngarkuar) inkurajon të dyja palët të shpejtojnë mendimet e tyre dhe të folurit. Kjo, si pasojë i bën të dy palët nervoze, të irrituar dhe i bezdis dhe është tepër e lodhshme. Gjithashtu, bëhet shkak për shumë debate, sepse njerëzit nuk durojnë dot që personi që kanë përballë nuk u kushton vë...

Zhvilloje sensin e dhembshurisë

Zhvilloje sensin e dhembshurisë ASGJË TJETËR NUK NA NDIHMON që të ndërtojmë një perspektivë të mirë më shumë se sa të zhvillojmë sensin e dhembshurisë dhe ta shfaqim këtë tek të tjerët. Dhemshuria është një ndjenjë keqardhjeje. Ajo përfshin gatishmërinë për ta vendosur veten në vendin e tjetrit, duke larguar vëmendjen nga vetja, dhe duke imagjinuar se si mund të jetë po të ndodhesh në situatën e tjetrit dhe njëkohësisht të ndiesh dashuri për atë person. Të pranojmë faktin që ... problemet e njerëzve të tjerë, dhimbja dhe shqetësimi, janë po aq reale sa edhe tonat madje, shpesh herë mund të jenë edhe më keq. Duke e ditur këtë, ne përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë, duke hapur zemrën dhe zgjerojmë ndjenjën tonë të mirënjohjes. Dhembshuria është diçka që mund ta zhvillosh duke u praktikuar. Përfshin dy gjëra: qëllimin dhe veprimin. Qëllimi, do të thotë thjesht t’ua hapësh zemrën të tjerëve; shtjellon se çfarë dhe kush ka rëndësi, duke u nisur nga vetja deri tek të tjerët. Veprim...

5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët

Image
5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët Dikush që duket shumë i pavarur dhe pak shqetësues. Apo ndoshta ai person je ti. Nuk ka asgjë të keqe të dish se çfarë dëshiron dhe të kesh guximin të shkosh kudo, por dikush me një karakter të fortë ose një personalitet frikësues shpesh mund të duket agresiv ose i pasjellshëm. Një person i fortë mund të ketë një zemër të madhe, por elementët e tij të ashpër mund të frikësojnë dhe të shkaktojnë një përshtypje të parë jo të mirë. Ja shenjat: 1. Nuk toleroni injorancën e vullnetshme Që të jesh i sinqertë ose të shkakton një zemërim brenda vetes (të cilin nuk mund ta shtypësh), ose të bën që të largohesh pa thënë ndonjë fjalë. Kjo mund të ndodhë sepse shumica e njerëzve me karakter të fortë janë gjithashtu shumë të arsimuar. Pasi kanë bërë çdo gjë për të kuptuar botën sa më shumë që të jetë e mundur (gjë e cila kërkon një mendje të hapur), kur shohin dikë që është injorant ose i njëanshëm, ata thjesht nuk mund ta për...