Posts

Showing posts from March, 2016

Test intelegjence Papagalli &Sorra

Image
E pa besuesheme por e vërtetë !!

E pa besueshme !!!

Image
Sorra,kaq intelegjente !!!!                                        

Ndjenja e inferioritetit dhe ndjenja e së përbashkëtës

Konteksti psikologjik merr një rëndësi të jashtëzakonshme në rastin e fëmijëve që kanë lindur me organe të dëmtuara. Meqenëse këta fëmijë ndodhen në një situatë më të vështirë se sa të tjerët, tek ata shfaqet ndjesia e ekzagjeruar e inferioritetit të tij. Që në kohën e formimit të prototipit ata interesohen më shumë për vetveten se sa për ata që i rrethon dhe kjo tendencë mund të qëndrojë tek ata gjatë gjithë pjesës tj etër të jetës. Inferioriteti organik  nuk është i vetmi shkak i gabimeve te prototipi, ka edhe një sërë situatash, të cilat mundtë jenë shkak të tyre. Për Shembull, situata e fëmijëve të ledhatuar dhe të braktisur. Më tej ne do të kemi mundësinë t’i përshkruajmë ata në mënyrë më të detajuar dhe të paraqesim historitë e klientëve, që ilustrojnë tri situata sidomos të pafavorshme: fëmij ët me organe të dëmtuara, të ledhatuar dhe të braktisur. Kurse tani është e rëndësishme të vëmë në dukje se këta fëmijë rriten duke provuar vështirësi dhe frikë, sepse zhvillohen në m...

HISTERIA - 1888 -

1. Historia Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gj enital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe ishin në bazë të asaj që ishte si e njëmendtë në historinë e obsesioneve dhe të shtrigërisë. Disa dokumente të asaj kohe dëshmoj në se simptomatologjia e neurozave nuk ka pësuar ndryshime deri në ditët e sotme. Një vlerësim i drejtë dhe një kuptim më i mirë u zhvilluan vetëm në vijim të studimeve të Sharkosë dhe të shkollës së Salpetn'erit që frymëzohej prej tij. Deri më atëhere histeria kishte qenë bëte noire e mjekësisë. Histerikët e mjerë, që në shekujt e mëparshëm ishin djegur dhe nomatisur; në epoka më të vonshme dhe të dritësuara vetëm ishin përqeshur, nuk mendohej se gj endja e tyre meritonte ti nëns...

Napolon Bonoparta: Me burrat e mi flas shqip, e me gratë flasë frengjisht

Image
A ishte Napoleon Bonaparti Arbëresh? Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë. Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolu...

Skema e aperceptimit

Kur formohet prototipi, varianti i hershëm i individit, që mishëron qëllimin,  vendoset drejtimi dhe orientimi i jetës së individit. E gjitha kjo na jep ne mundësinë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në jetën e tij në të ardhmen. Fëmija do t’i përceptojë situatat e ndryshme jo të tilla siç ekzistojnë ato në realitet, por në përputhje me skemën personale të aperceptimit, me fjalë të tjera, ai do t’i perceptoj ë situatat përmes prizmit të paragjykimeve të interesave të tij personale. Lidhur me këtë u zbulua një fakt mjaft interesant se fëmij ët me defekte të kufizuara e lidhnin tërë përvoj ën e tyre me funksionimin e organit të tyre të dëmtuar. Për shembull, fëmija me çrregullime në stomak shfaqte interes të madh ndaj ushqimit, kurse një tj etër, me defekt në shikim, ish më shumë i merakosur për gjërat që duhet të shikonte. Kjo vëmendje e zgjeruar lidhet me skemën personale të aperceptimit, e cila, ashtu siç e thamë tanimë, karakterizon individin në përgjithësi. Në këtë mënyrë...

Aktivitet fizike

Mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë, thënie latine Sporti, aktivitetet fizike e ushqejnë trupin me forcë, me energji, me shëndet, me vitalitet e të tjera. I riu deri në moshën dyzetvjeçare medoemos duhet të ecën gjashtë kilometra në ditë. Mbi moshën dyzetë vjeçare, nëse nuk merreni me aktivitete fizike nuk do të keni shëndet të mirë. Sepse do të mbajeni, trasheni, do të deformoheni dhe nuk do të jeni tërheqëse në pikëpamje seksuale për partnerin tuaj. Dhe kjo vetiu do ta largoj partnerin tuaj nga ju. Të paktën nuk do ta afrojë. Pastaj përmes sportit sidomos në natyrë do të qarkullojë gjaku më mirë dhe do të kenl oksigjen më shumë në gjak në tru, që do t’ju ndihmojnë të jeni më të kthjelltë dhe me kreativ, më të mençur dhe më shpirtëror. Sepse sëmundja nuk lejon ngritjen shpirtërore. Sa më i vjetër që të jeni duhet të merreni më tepër me sport, sepse ata gjymtyrë të trupit që nuk aktivizohen vetvetiu degjenerohen, vdesin dhe ju shumë më herët do të bëheni i ngathtë fizikisht dhe i...

Kujdes nga televizori dhe nga interneti

Thuhet se televizori është dritare magjike përmes të cilës e shohim botën. E shohim vërtetë botën, por parashtrohet çështja se a e shohim veten, përkatësisht a e harrojmë veten tonë. Sepse shumica e njerëzve e çojnë dëm kohën e vet të çmueshme duke shikuar kiç, fundërrina të pavlerë, ose akoma më keq, programe të pashije, të cilat me mendje lehtësi mbështesin seksin e dhunën. Shkurt TV—ja është vrasëse e kohës së lirë. Sepse duke shikuar programe me orë të tëra ne humbim kohën tonë të vlefshme. E koha thonë se është arë. Kohën tonë të lirë që e shpenzojmë me kotësia të televizionit do të mund ta shfrytëzonin për aktivitet tona me kreative, më produktive, qoftë për t’ju kushtuar familjes, leximit, ngritjes sonë profesionale, fitimit të parave duke bërë edhe një punë tjetër pos asaj që e kemi parësore. Do të thotë të gjenim edhe një burim tjetër të të ardhurave. E të mos flasim për fëmijët tanë që edukohen shumë keq nga programet televizive. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për interne...

Pamje e përgjithshme e mjedisit dhe historisë së të sëmurit

Historinë e pacientit tim s’mund ta shkruaj as vetëm në mënyrë teorike dhe as në mënyrë pragmatike, as nuk mundem të jap thjesht historikun e trajtimit apo të të sëmurit; përkundrazi, e shoh të nevojshme që t’i kombinoj të dyja mënyrat e paraqitjes. Siç dihet, nuk u gjet asnjë rrugë tjetër për ta strehuar disi bindjen e dalë nga analiza në riprodhimin e kësaj të fundit. Incizimet shkatërruese protokollare të proceseve gj atë orëve të psikoanalizës s mund të japin asnjë ndihmë në këtë drejtim. Përgatitja e tyre qoftë edhe nëpërmjet teknikës së trajtimit, përjashtohet. Pra analiza të tilla nuk publikohen për të bindur ata që deri më tani i realizonin dhe i quanin të pabesueshme. Thjesht pritet që këtyre studiuesve, të cilët kanë përfituar bindjet e tyre nëpërmjet përvojave vetjake me të sëmurët, t’u sjellësh diçka të re. Do të filloj me përshkrimin e jetës së fëmijës dhe raportimin e historisë së feminisë së tij, gjë që mund të mësohej pa ndonjë sforcim të madh dhe që me kalimin e vit...

mendime fluturake nga Sh.Vani

Thënie !

Thënie !

— Askush nuk mund të dijë gjithçka, por është turp edhe e dënueshme ta heqësh vehten sikur di, atë që nuk di. (L. Tolstoi) - Asnjë njeri nuk mund të bëjë më shumë se sa di. Asnjë njeri nuk di më shumë se sa mund të bëjë. (R. Shuman) - Thuhet se Ibni Sina i ka thënë një njeriu: "Çka do të mund të jetë e dukur, kur askush nuk do të jetë për të parë?" Dijetari në këtë i është përgjegje: "Çka nuk mund të shihet, kur ekziston dikush që e sheh. - Kurr nuk kam dëshirë të flas me njeriun që ka shkruar shumë, por me ate që ka lexuar shumë. (Dr. Johnson) - Nëse ne nuk kemi një talent natyrorë për të njoftë vleren morale të një vepre, atëherë nuk do të kishte vleftë në ne as etika. (Aleks Bertrani) - Njeriu është i lirë në ate që ka dituri, dhe nuk është i lirë në ate që nuk ka dituri. (Gazali) - Dija është mjet dhe jo qëllim. Mund të dish shum dhe të mos dish atë që duhet ditur. (Tolstoi) - Shkenca nuk e ka kuptuar esencën e asnjë sendi në tërësi. Vetëm i dijmë emrat...

Aforizma aktualë politikë..

Rexhep Ahmeti: Aforizma aktualë (politikë, juridikë, filozofikë) * Politika po përdorë maska për tu dukur politikë “efikase”. 1996 *Politika sot nuk është shkencë e as shkenca sot nuk duhet të jet politikë. 1996 *Mendimi i lig, e vërteta e ligë, shpirti i lig, liria e ligë. 1997 *Mendimi i lig, veprimi i lig, e vërteta e nëpëkëmbur, liria ëndërr. *Mendimi i vërtetë, mendimi i fortë, shpirti i fortë, e vërteta e fortë. * Mendimi i fortë, veprimi i fortë, e vërteta e realizuar, liria duke u bërë për ne. 1997 * Tek dolën çlirimtarët nga hieja në dritë, dielli nxenë më shumë për Kosovën. nëntor 1999 *Sot e këtu: po ka më shumë rëndësi çështja si thuhet e si veprohet e jo çka thuhet e çka veprohet, ndaj opinioni publik është shumë mbrapa. nëntor 1999 *Filozofia popullore shqiptare kuptohet nga ne shumë më pak se sa që ajo (objektivisht) është. *Nuk është lehtë ta kesh shpirtin dhe mendjen e pafjetur. nëntor 1999 *Çdo kohë e ka vërtetuar dhe e vërteton në mënyrën e vet se, e vërte...

Rozafa - gruaja e murosur

Rozafa - gruaja e murosur -ese- Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot. Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gruaja Rozafë lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush Hijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar. Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kj...

Pse gratë mbërdhijnë më tepër ?

Pse gratë mbërdhijnë më tepër ? Që gratë mbërdhijnë më tepër se burrat me uljen e temperaturës, ka të bëjë me ndërtimin e tyre trupor të ndryshëm nga ai  burrave. Meqënëse gratë kanë një masë më të vogël muskulore, prodhojnë më pak nxehtësi trupore se burrat. Gratë jo vetëm që kanë në përgjithësi një trup më të vogël se të burrave por edhe shtresën e dhjamit të lëkurës e kanë më të dendur ndërkohë që masa muskulore e tyre është më e vogël. Kjo ka të bëjë me pasqyrën e ulët të testosteronit tek gratë. Gratë kanë vetëm 25 përqind inde muskujsh dhe 25 përqind dhjami. Ndërsa burrat kanë 40 përqind inde muskujsh dhe vetëm 15 përqind dhjami. Dhjami e izolon më mirë trupin, por vetë nxehtësia prodhohet nga muskujt, të cilat gratë i kanë me pakicë. Pra ato prodhojnë edhe më pak nxehtësi se burrat. Përveç kësaj, gratë kanë një përpjesëtim të pavolitshëm midis masës së muskujve dhe sipërfaqes trupore. Sipërfaqja e lëkurës është tepër e madhe e parë në përpjesëtim me vëllimin e trupit. Dh...