Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ?
Ç’ESHTE NDIJIMI DHE PERCEPTIMI ? Në jetën e përditshme shumica e njerëzve nuk përjetojnë deprivim shqisor. Bota është e mbushur me shumellojshmëri ngacmimesh të mjedisit, për të ciiat bëhemi të vetëdijshëm përmes proceseve të ndijimit dhe perceptimit. Megjithse vështirë t’i dallosh, psikologët priren që ta shohin ndijimin si një cilesë fiziologjike, ndërsa perceptimin si një cilesi kognitive. Douglas Bloomquist (1985) pohoi se, ndijimi është procesi pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptoret ndij ues dhe shndërrohen në impulse nervore që përcillen nëpër të gjithë sistemin nervor. Kjo është faza e parë e vetëdijësimit me mjedisin. Recepotorët ndi'ues janë struktura fizike në fund të sistemit nervor që ndikohen drejtpërdrejtë nga ngacmimet e jashtme. Çdo gjë që përjetojmë në mjedisin rrethues vjen te ne nëpërmjet receptoreve ndijues ose shqisave. Perceptimi është një proces më aktiv në të cilën informacioni ndij ues përcillet përmes sistemit nervor në tru ku organizohet ...