www.radiolyra.com PESËDHJETË VJET STUDIME PËR QYTETET ILIRE Neritan Ceka ILIRIA, Nr. 1–2, 1998, faqet 121–125 Ky pesëdhjetëvjetor i krijimit të Muzeut Arkeologjik-Etnografik në Tiranë përkon edhe me fillimin e studimeve për qytetin ilir. Ka qenë Hasan Ceka, i cili në artikullin e tij “Zbulimi i një qyteti antik në rrethin e Tiranës”, të botuar në Buletinin e Institutit të Shkencave, seria Shkencat Shoqërore, 1951, nr. 1, f. 86–89, përdori për herë të parë termin qytet ilir. Kjo përbën një shkëputje nga tradita e deriatëhershme e krijuar nga arkeologët e huaj, si Karl Patsch, Camillo Prashniker e Luigi Ugolini, të cilët i patën konsideruar Amantian, Bylisin, Lisin etj., si subkoloni helene në thellësi të territorit ilir. Është pikërisht Hasan Ceka, i cili bëri edhe përpjekjen e parë për gërmimin e një qyteti të rëndësishëm ilir si Amantia, gërmime të cilat u çuan më tej dhe u botuan nga Skënder Anamali. Në këtë periudhë të hershme të zhvillimit të shkallës kombëtare të arkeologjisë...