SEKS & SPIUNAZH / Mossadi “mundi” Hrushovin. Si e nxorri shërbimi i fshehtë izraelit, fjalimin sekret ku do të denonconte Stalinin Gjithçka ka filluar me një aferë dashurie. Viktor Grajevski ishte kryeredaktor në Polish News Agency (PAP), i ngarkuar me çështjet sovjetike dhe europianolindore. Në realitet ai ishte hebre dhe emri i tij i vërtetë ishte Viktor Shpilman. Por vite më parë ai i ishte bashkuar Partisë Komuniste dhe shokët e tij i kishin bërë me dije se me një mbiemër si Shpilman ai nuk do te shkonte larg. Kështu që ai e ndërroi në Grajevski, i cili tingëllonte polak. Kur Ushtria e Kuqe pushtoi Poloninë në Luftën e Dytë Botërore, ai ishte fëmijë. Familja e tij kish arritur që të shkonte në Rusi dhe mezi i shpëtoi holokaustit. Pas lufte, ata u kthyen në Poloni. Në 1949, prindërit e Viktorit dhe motra më e vogël e tij emigruan në Izrael. Por ai, një komunist i vendosur dhe i flaktë, qëndroi aty; admirues i Stalinit, ai ëndërronte që të krijonte një paraj...
Popular posts from this blog
Mesele(Anekdota)
Vetqëndrueshmëria.
Ne kemi parë që vetja orientohet në drejtime të ndryshme e nxitur nga qëllime nga më të ndryshmet. Ndërkohë që shprehja “Njih vetveten” e nxit njeriun të kërkojë diagnostikim, shprehja tjetër “Duaje veten” inkurajon vetzmadhimin. Një tjetër drejtim do të ishte ai i nxitur nga qëllimi për të verifikuar vetkonceptin, ato që dimë për veten. Në këtë rast ne nuk dëshirojmë të zbulojmë diçka të re, madje as diçka të mirë rreth vetes. Në vend të kësaj dëshirojmë të arrijmë në përfundimin që mirë apo keq,“ ne e njihnim atë mjaft mirë. ” Në këtë rast kërkojmë vetqëndmeshmërinë. Ashtu si historiani që riinterpreton “faktet” për të konfirmuar një teori të preferuar, ne kërkojmë, përpunojmë dhe rikujtojmë informacion të tillë dhe në mënyrë që të konfirmojë konceptin tonë për veten. Për ta provuar këtë në një eksperiment, Subjekteve që e kategorizonin veten si të nënshtruar dhe atyre që e konsideronin veten të panënshtruar iu dhanë opinione dhe vlerësime mbi personalitetin e tyre. Informacioni që ...
Comments
Post a Comment
Ju lutemi të komentoni me respekt dhe pa gjuhë fyese