Posts

Showing posts from April, 2018

Këshilla të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve

Këshilla psikologjike Shumëkush mund të ketë përjetuar ndjenjën e pakënaqësisë dhe të ndjerë i dështuar në jetë. Të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish”. Por për të arritur duhet “të nisesh”. E për të nisur na duhet kurajo: veçanërisht kur nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Tek çdo njëri ekzostojnë antipodet e ambicies që e shtyjnë të provojë fatin: një lloj frike e brendshme, një lloj dembelizmi i qetë moral që e përmbajnë, e largojnë nga ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore duke i pikturuar me bojra magjepëse kuadrin idilik të një ekzistence të qetë, të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet… Kjo formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike, kënaqësi me gjendjen aktuale: dhe kjo përbën aspektin më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të mediokritetit njerëzor. Mos lër të sigurtën për të pasigurtën “Më mirë një vezë sot se një pulë mot...

Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike...

Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike janë më të ndërlikuara nga sa duken. Ja përse disa njerëz kërkojnë partnerë që i mbizotërojnë dhe që marrin vendime për ta Psikologji Jeni të tërhequr nga një partner që është në kontroll, i fuqishëm, i vendosur dhe që merr gjithnjë drejtimin? Apo preferoni dikë që është më pak mbizotërues? Përgjigjja do të varet nga gjinia dhe personaliteti juaj. Gratë preferojnë “djemtë e këqij” dominantë dhe disa burra preferojnë “vajzat e këqija”. Gra të ndryshme kanë arsye të ndryshme përse kërkojnë një partner dominues, ashtu sikurse të tjera kërkojnë të kundërtën. Ka mënyra të ndryshme si një person është dominant, por kërkuesit e konsiderojnë mbizotërimin social si diçka që përfshin të qenët autoritarë, në kontroll dhe gjithnjë në kërkim të lidershipit. Megjithatë, të tilla karakteristika nuk lidhen gjithnjë me njerëzit e sjellshëm dhe që u interesojnë të tjerët. Personat dominantë priren të jenë më të orientuar nga vetja dhe të mos preke...

1.Fjalimi i nje djali ne 70 vjetorin e te atit. Thjesht fantastik. Degjo...

Image

Tetë shprehje motivuese për një shëndet të mirë

Shëndeti është kaq i rëndësishëm për ne saqë natyrisht çdo lloj problemi sa më i vogël të jetë ndikon në mendjen dhe jetën tonë. Ndaj, para se gjithash duhet të kemi një mendje të shëndetshme për t’u kujdesur edhe për fizikun. Ndodh që një problem i caktuar apo sëmundje, qoftë e lehtë apo e rëndë ndikon negativisht në gjendjen tonë emocionale. Për këtë shkak humori ynë ndryshon dhe mendime negative na pushtojnë kokën. Mirëpo, është mirë gjithmonë që përveç vrapit në ajër të pastër dhe ushtrimit në palestër, ju bën mirë të lexoni edhe disa nga këshillat përmes shprehjeve të autorëve që e kanë cilësuar shëndetin më të rëndësishëm se puna, paraja dhe dashuria. Për të gëzuar shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë tek familja e dikujt, tu përcjellësh paqe të gjithëve, duhet së pari të disiplinosh veten duke kontrolluar mendjen tënde. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë rrugën drejt ndriçimit, dhe të gjitha urtësitë dhe virtytet e mira natyri...
Image
Shprehje motivuese nga Charlie Chaplin ! Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por edhe une kam zhgenjyer. Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, jam bere mik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kane dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si t'jua kthej dashurine.  Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete nga gezimi. Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjetshme, por me eshte thyerzemra kaq e kaq here! Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe kam patur frike te humbas nje person shume te vecante, te cilin kam perfunduar duke e humbu...