Posts

Showing posts from December, 2016

Zilia shkakton zemerim

Le të kënaqemi me atë që kemi, pa bërë krahasime; ai që vuan nga lumturia e tjetrit, nuk ka për të qenë kurrë i lumtur. Unë kam më pak se ç’prisja; por, ndoshta, unë kam pritur më shumë se ç’duhej. Ja, se nga çfarë duhet të trembemi më shumë; prej këtej vijnë zemërimet më të dëmshme, që janë të aftë të sulmojnë edhe gjërat më të shenjta. Ai që, pasi ka marrë shumë, e quan fyerje që nuk i dhanë edhe më shumë. “Ai më caktoi në vendin e pretorit, por unë shpresoja të më jepte vendin e konsullit; ai m’i dha postin e sekretarit, por nuk më bëri drejtor ; më zgjodhën në një kolegj, po pse vetëm në një? Ai m’i bëri të gjitha nderet, po nuk e shtoi pronen time; ai më dhuroi atë që ishte i detyruar t'ja dhuronte gjithkujt, dhe nuk vuri asgjë nga e tija. Më mirë është të falënderosh për atë që ke marrë;pastaj, prit atë që mbetet dhe gëzohu që nuk je ngopur, sepse është kënaqësi të vazhdosh të shpresosh. Ua kalon të gjithëve? Gëzohu që je i pari në zemrën e mikut tënd! Ka shumë njerëz që...

EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE

EKSPERIMENTE FARMACEUTIKE / Sa shpejt mund të shndërrohemi në kavie? Uillie Trottie i kalon orët e fundit në pritje të ekzekutimit në Teksas. “Në fakt jam shumë i qetë”, thotë. “Vetëm ilacet më shqetësojnë. Ata po bëjnë eksperimente me ne”. Autoritetet e burgut refuzojnë të thonë se ku i kanë marrë ilacet, apo nëse këta janë testuar në mënyrën e duhur. Trottir ka të drejtë që shqetësohet; në fillim të këtij viti, disa të burgosurve iu desh disa orë të vdisnin pasi i kishin bërë injeksionin. 2 milionë e ca të burgosurit në SHBA shërbejnë gjithashtu si kavie për industrinë farmaceutike. “Shumë të burgosur i marrin ilacet me kuti pa etiketa. Nuk e dinë se cfarë po marrin”, thotë Susan Hillman, ekzaminuese e politikave të burgjeve. Deri në vitin 1972, sektori i shëndetësisë i kryente me të burgosurit 90 përqind të studimeve të tij. Pak vite më parë, një kompani farmaceutike kreu eksperimente të fshehtë për fëmijët me HIV nga shtëpitë e fmëijës, me miratimin e shtetit të Nju Jorkut. P...
Image
Neuroshkencëtarët e zbulojnë KËNGËN e cila e zvogëlon SHQETËSIMIN për 65 për qind (Audio)                                                                                                                                 ...
Pse gratë japoneze nuk trashen kurrë dhe jetojnë më së gjati? Sipas statistikave, gratë japoneze po e mbajnë rekordin botëror si gratë që jetojnë më së gjati në Tokë. Statistikisht, ato jetojnë mesatarisht deri në moshën 84 vjeçare. Çfarë është edhe më interesant, duket se ato nuk fitojnë kurrë peshë. E pra, cili është sekreti i këtyre grave? Naomi Morijama në librin e saj “Gratë japoneze nuk plaken ose trashen” ka shpjeguar këtë dhe sekreti duket qëndron tek kuzhina japoneze. Morijama thotë se ka disa ushqime që ndihmojnë gratë të humbin peshë dhe se këto ushqime janë pjesë të kuzhinës japoneze çdo ditë, transmeton Gazeta Express. Peshku, frutat, soja, orizi, perimet dhe çaji i gjelbër janë disa prej ushqimeve të shëndetshme të cilat janë të mrekullueshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe figurën tuaj të hollë, gjithashtu. Këto ushqime kanë veti anti-plakje dhe kontribuojnë në humbje të peshës në mënyrë krejtësisht natyrale dhe të shëndetshme. Është interesant të përmend...

Si u shpërngulën dhjetra mijë kosovarë drejt Turqisë në ‘20-'30

Si u shpërngulën dhjetra mijë kosovarë drejt Turqisë në ‘20-'30  dy relacione na tregojnë se qeveria shqiptare, ndiqte me interes shpernguljen e shqiptarëve të Kosovës drejt Turqisë dhe jep të dhëna sesi po zbatohej program i kolonizimit në terren në vitet ’20-’30. Sipas dokumentave arkivore te Arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme 1935, Dosja 185, fleta 173-177, i dergohet Zotit Rauf Fico, Minister Fuqiplote i Shqiperise -Beograd. Nr II31, transmeton Shqiptarja.com. Dokumenti 1 Teper rezervate Shkurtimi: Mbi emigrimin e kosovarëve Zoti Minister Kam nderin ti sjell në dijeni Shkelqesis s Uaj se simbas informatave që marrim nga burime të ndryshme dhe të besueshme, me datë 20 vazhdues, një Komision i përbërë nga Kolonel Milan Branavaçki , Drejtor i Reformës Agrare, me ndenje në Shkup, nga një nëpunës i naltë i Drejtoris Agrare të Belegradit dhe nga dy nëpunësa të Banovines Vardarit të shoqeruar nga NPrefekti i Gjillanit Bogdanoviç, nga Kryetari i Komunës Vitimes...

Këta çrregullime të çuditshme të trurit..

Image
Këta çrregullime të çuditshme të trurit, jua bëjnë “lëmsh” perceptimin tuaj për realitetin që ju rrethon Paramendoni të jeni në gjendje të ndjeni çdo gjë që ndjen një person tjetër – kënaqësinë dhe dhimbjen e tij. Ose të ndjeheni të bindur, pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën, se keni vdekur. Këto janë vetëm disa nga çrregullimet e çuditshme të trurit, të cilat kanë pllakosur një grup të rrallë njerëzish përgjatë disa viteve. Libri klasik    i Oliver Saks, “Njeriu që ngatërroi gruan e tij me një kapele” na ka futur në disa nga prej çrregullimeve më të çuditshme të trurit njerëzor, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Më poshtë po paraqesim janë disa nga gjendjet më të çuditshme mendore. 1. Sindromi Kotard: Ky çrregullim i bën njerëzit të mendojnë se ata kanë vdekur. Zoti B ishte një mësues 65-vjeçar në pension, pa asnjë histori familjare të sëmundjeve mendore, kur ai papritmas filloi të ndjejë trishtim, ndaloi së qëni në gjendje për të ndjerë kënaqës...