Napoleoni i sulmuar nga lepujt, lufta më e çuditshme në histori dhe fakte të tjera historike.
1. Parlamenti i Islandës, është më i vjetri ende në funksionim në botë. Ai ekziston që nga viti 930. 2. Forca Ajrore e SHBA-së (atëherë pjesë e korpusit të ushtrisë) kishte vetëm 18 pilotë dhe 12 avionë të dobishëm në fillim të Luftës së Parë Botërore. 3. Gjenerali spanjoll Antonio Lopez de Santa Ana, urdhëroi organizimin e një ceremonie të plotë mortore ushtarake në vitin 1838 për këmbën e tij të prerë. Ai e humbi atë nga goditja e predhës së një topi. 4. Një burrë nga Nju Orlinsi punësoi një pirat për të çliruar Napoleonin, nga mërgimi i tij i detyruar në ishullin e Shën Helenës. 5. Në dhomën e tij në konviktin e kolegjit, poeti i njohur anglez Lord Bajroni mbante një arush manar. 6. Ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, ka qenë një truprojë në shkollën e mesme. Atij i njihet merita se pati shpëtuar 77 jetë njerëzish. 7. Ish-udhëheqësi famëkeq i Koresë së Veriut Kim Jong Il, ka shkruar gjashtë vepra operistike. 8. Napoleon Bonaparti u sulmua një herë nga d...