Posts

Showing posts from December, 2017
Disa këshilla që të gjithë duhet t’i ndjekin me vëmendje Ne të gjithë jemi të përqendruar tek vetja jonë, tek karriera jonë, saqë ndonjëherë harrojmë të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Gjithmonë presim shumë nga vetja, duke kërkuar të ngjitemi në shkallët e karrierës dhe të jemi përherë më mirë, se sa kemi qenë në të shkuarën. Mirëpo, ndonjëherë kjo mania për të fituar sukses dhe para, mund të na sjellë probleme. Mundet që edhe situatat më të qeta t’i kalojmë me stres. Në këtë moment, nevojitet që ne të ndjekim disa këshilla për t’i përballuar sa më mirë situatat e jetës sonë. E dimë se pushimi ka një rëndësi shumë të madhe për të kaluar siç duhet çdo situatë. Kjo do të thotë se duhet të bëni të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Kujtoni gjithmonë se trupi juaj ka nevojë për pushim, në mënyrë që të jepni maksimumin në ditën pasardhëse. Shpesh gjejmë mundësi, kohë dhe para për të bërë shumë gjëra të rëndësishme në jetën tonë, por harrojmë t’i kushtojmë pak kohë të lirë v...
9 të vërteta të mëdha, që do të ndihmojnë të bëhesh një njeri më i mirë   Është normale të kemi synime dhe ëndrra, por ka një ndryshim shumë të madh midis atyre që i bëjnë ëndrrat realitet dhe atyre që shpenzojnë gjithë jetën e tyre duke menduar për gjërat që mund të arrinin. Ndërkohë që disa persona kanë ide të mëdha dhe motivim për të nisur diçka, disa të tjerë nuk i kanë. Çdo gjë funksionon si në një biznes. Triumfon ai që guxon dhe ka ide të qarta. Për të arritur që t’i bësh ëndrrat realitet, duhet të nisësh të bëhesh një version më i mirë i vetes tënde. Ndërkohë që mund të gëzohesh me ato që ke dhe me atë që je për momentin, sërish duhet të dish disa të vërteta që do të të ndihmojnë për të arritur maksimumin nga vetja jote. Ti je personi i vetëm që mund ta nxjerrë veten tënde në dritë. Hapi i parë është gjithmonë më i vështiri. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë dhe punë. Jo çdokush do të të mbështesë. Nuk mund të korrësh sukses, nëse nuk ndërmerr rrezi...